No menu items!
Ballina LIGAT E TJERA BUNDESLIGA E KËRKUAN BARCELONA E BAYERNI, TALENTI KOSOVAR BËHET ME EKIP TË RI

E KËRKUAN BARCELONA E BAYERNI, TALENTI KOSOVAR BËHET ME EKIP TË RI

E kërkuan shumë klube prestigjioze si Barcelona, Bajern, por talenti shqiptar Fisnik Asllani i ka befasuar të gjithë, duke zgjedhur skuadrën e Bundesligës Hofenhajm. 18-vjeçari do të jetë pjesë e klubi bardheblu deri në verën e vitit 2024.

“Sot është një prej ditëve më të mira në karrierë si futbollist. Kam nënshkruar kontratë katër vjeçare me një klub të madh si Hofenhejm. I falënderoj të gjithë. Shpresoj që të kemi sa më shumë suksese dhe ta ndihmoj ekipin në Ligën e Evropës. E falënderoj edhe Union Berlinin për atë që ka bërë për mua”, ka thënë Asllani për median KOHA.net.

Shqiptari ishte duke kaluar një formë të jashtëzakonshme në Bundesligën e të rinjve, çka zgjoi dhe interesin e shumë klubeve.

Sidoqoftë, ai e zgjodhi ekipin e miliarderit Dietmar Hop, për shkak edhe të ofertës katër vjeçare profesionale.

“Besoj se te Hoffenheimi do të kem hapësira dhe të jap më të mirën. Tifozët dëshiroj që t’i gëzoj me shumë gola të shënuar dhe të festojmë se bashku në suksese. Shpresoj të kem fat e të mos i zhgënjej”, shtoi ai në deklaratën e tij.

Në Bundesligën e të rinjve u19, me skuadrën e Union Berlinit, talenti kosovar ka shënuar 15 gola e 7 asistime në 16 ndeshje.

Qendërsulmuesi shtatlartë ka luajtur edhe për Kosovën edhe për Gjermaninë. Me grupmoshën U17 të Kosovës, ai ka debutuar më 9 shtator 2018 dhe ka shënuar 1 gol në 5 takime. Me Gjermaninë u18 ka debutuar më 10 dhjetor të vitit të kaluar dhe ka një gol në dy ndeshje.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

A i paska FFK-ja dy Agim Adema? Derisa presidenti po zhvillon takime në Gjermani, kush është Agimi tjetër që po “rrahet” korridoreve të FFK-së?

Dikush po rrenë, po rrenë aq dobët e aq paskrupullt, saqë demantohet tepër lehtë, tepër thjeshtë, por, cila është arsyeja?Gjatë ditë së sotme, në...

Dramë në ‘Minatori’, Trepça fiton pas dy vazhdimeve ndaj Ponte Prizrenit

Trepça ka shënuar fitore ndaj Ponte Prizrenit me shifrat 116:114 (23:31, 28:22, 24:17, 14:19, 9:9, 18:16), në kuadër të javës së 21-të të FIVE...

Prishtina triumfon në Prizren

Sigal Prishtina ka shënuar fitore ndaj Bashkimit në Prizren me rezultat 88:99 (19:24, 21:25,  21:16, 28:34), në kuadër të javës së 21-të në FIVE...

Prishtina fiton në frymën e fundit ndaj Trepçës’89

Leonit Abazi ka shënuar golin e fitores për Prishtinën kundër Trepçës ’89 në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë. Mbrojtësi Abazi shënoi për rezultatin final 2:1...

Recent Comments