No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR FFK NË MBROJTJE TË ÇLIRIMTARËVE

FFK NË MBROJTJE TË ÇLIRIMTARËVE

Pas Federatës së Basketbollit të Kosovës dhe Komitetit Olimpik të Kosovës në mbrojtje të luftës çlirimtare dhe UÇK-së ka dalë edhe Federata e Futbollit e Kosovës, e cila përmes një postimi në rrjetet sociale ka shkruar për sakrificën dhe luftën e pastër të UÇK-së e që padrejtësisht po atakohet nga drejtësia ndërkombëtare.

Shkrimi i plotë:
Lufta e pastër dhe sakrifica e popullit tonë e viteve të 90-ta ditëve të fundit ka marrë goditje të rëndë. Çlirimtarët tanë, në radhët e të cilëve ishin edhe shumë sportistë e sportiste, 21 vjet më parë ia kthyen pushkën regjimit të Sllobodan Millosheviqit, duke e mbrojtur pragun e shtëpisë dhe duke luftuar me devotshmëri për çlirimin e Kosovës dhe për lirinë dhe të drejtat e të gjithë qytetarëve të këtij vendi. UÇK dhe ushtarët e saj zhvilluan luftë të pastër edhe pse nuk ishin të barabartë për nga armatimi me pushtuesin serb. Falë heroizmit e gjakut të luftëtarëve, por edhe mbështetjes së botës së qytetëruar iu dha fund masakrave të regjimit serb mbi popullatën civile shqiptare dhe u arrit shtetësia e vendit tonë, të cilën tash e sa vite po e lartësojnë me suksese të njëpasnjëshme sportistët tanë. Sakrifica e të bërit sport në fusha të improvizuara e të përbaltura është një histori e papërsëritshme, ashtu siç është edhe lufta e drejtë dhe e pastër e popullit tonë. Tani kur sukseset e sportistëve tanë janë mahnitëse dhe gjithnjë e më shumë flamuri i shtetit tonë po pushton arenat ndërkombëtare, madje edhe në vendet që ende nuk na e kanë njohur pavarësinë, ka rifilluar një fushatë e egër kundër simbolit tonë të shenjtë UÇK dhe luftës së drejtë, ku me fakte të fabrikuara në ‘kuzhinën e Beogradit’ po bëhet përpjekje që të njolloset lufta e pastër e popullit të Kosovës për liri.
Në këtë periudhë të vështirë për ushtarët dhe drejtuesit e UÇK-së, të cilët po ballafaqohen padrejtësisht me inicime të aktakuzave për krime lufte, Federata e Futbollit e Kosovës dhe i tërë komuniteti i futbollit shpreh fuqishëm mbështetje për të gjithë ata që kanë kontribuuar që ne sot të jemi lirë dhe të jemi pjesë e dy institucioneve më të mëdha të futbollit, FIFA dhe UEFA.
#meçlirimtaret

Me respekt,
Agim Ademi, president i FFK-së

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Kosova mund të ketë telashe për shkak të Covidit në ndeshjet e marsit

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll muajin e ardhshëm nis një cikël tjetër kualifikues, atë të Botërorit “Katari 2022”. Do të grumbullohet më 22 mars,...

Muri i Atalantas bie pas 85 minutash, feston Reali

Fitore në frymën e fundit! Real Madrid gjen golin që ndoshta është tepër i rëndësishëm për fatin e kësaj përballje me eliminim direkt, duke...

City i pandalshëm edhe në Champions League

Manchester City është me një këmbë në fazën çerekfinale të UEFA Champions League, pasi ka mposhtur Borussia Monchengladbach në ndeshjen e parë me shifrat...

Presidenti i Dritës vjen me një reagim pasi u mposhtën sot në Prishtinë

Drita ka pësuar një humbje të hidhur e treta rresht përballë Prishtinës, por duket se kjo e fundit ishte më e hidhura.

Recent Comments