No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR VALON BERISHA E KONFIRMON KU DO TË LUAJË EDICIONIN E ARDHSHËM

VALON BERISHA E KONFIRMON KU DO TË LUAJË EDICIONIN E ARDHSHËM

Ylli i Përfaqësueses së Kosovës, Valon Berisha në një prononcim ekskluziv për Gazetën Objektiv ka konfirmuar të ardhmen e tij me klubin italian Lazio. Berisha që nga muaji janar ishte i huazuar në klubin gjerman, Fortuna Dusseldorf.

Berisha me Dusseldorf kishte vetëm një qëllim, sigurimin e mbijetesës edhe për një sezon në kampionatin gjerman.

Megjithatë, këtë nuk ia arriti dhe në ditët e fundit mediet italiane kanë shkruar se kartoni i Berishës do të përdoret nga Lazio për të siguruar transferimin e mbrojtësit shqiptar, Marash Kumbulla.

Këtë e ka mohuar fantazisti nga Kosova, duke deklaruar se ka kontratë me “Biancocelesti”.

“Kam kontratë me Lazion edhe për tre vite. Nuk e di çfarë është raportuar, jam i qetë. Tani jam në pushim pasi sezoni përfundoi këtë fundjavë. Jam i zhgënjyer pasi nuk arritëm qëllimin tonë me Fortunën, që ishte sigurimi i mbijetesës”.

Ditëve të fundit mediet italiane kanë raportuar se Lazio është në bisedime për të transferuar reprezentuesin e Shqipërisë, Marash Kumbulla nga Hellas Verona. Për ta bindur Veronën, klubi nga kryeqyteti italian ka ofruar pesë futbollistë dhe ndër ta edhe Berisha, gjithnjë sipas medieve italiane.

Berisha me Fortunën zhvilloi 13 ndeshje në Bundesligë, duke dhuruar një asistim. Fortuna Dusseldorf nga sezoni i ardhshëm do të bëjë gara në rangun e dytë të futbollit gjerman (Bundesliga 2), pasi e përfundoi sezonin në pozitën e 17-të 30 pikë.

Mesfushori, 27 vjeçar, me klubin gjerman 15 herë ishte grumbulluar, 12 ndeshje ka zhvilluar si titullar dhe një nga banka rezervë.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Pioli: Na mungoi ritmi dhe cilësia, por edhe mungesat e bën të vetën

Trajneri Stefano Pioli u intervistua nga DAZN në fund të Milan-Udinese 1-1. i zhgënjyer normalisht nga barazimi. “Donim të fitonim. Mëkat! E dinim që do...

Philadelphia fiton në shtesë duelin e kryesuesve

Philadelphia fitoi 131-123 ndaj Utah jazz, në përballjen mes dy ekipeve kryesuese mes dy Konferencave. Në fund triumfoi Phila, ku u dallua Joel Embiid,...

Barcelona bën mrekullinë ndaj Sevillas, feston edhe Leipzig në Gjermani

Barcelona ka bërë përmbysjen e madhe kundër Sevilla dhe është kualifikuar në finalen e Kupës së Spanjës. Katalanasit triumfuan me rezultatin 3-0 në ndeshjen...

Milani i shpëton humbjes në minutën e fundit të ndeshjes

Milani e ka bërë një hap mbrapa në luftën për titullin e Serie A-së. “Rossonerët” kanë qenë sonte nikoqirë...

Recent Comments