No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR PËRGJIGJE SQARUESE PËR DEPUTETIN BEKIM HAXHIU

PËRGJIGJE SQARUESE PËR DEPUTETIN BEKIM HAXHIU

Këtë të diele, nëpër media, konkretisht me pamje vizuale nga Klan Kosova, doli momenti se si deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu – Kamishi, goditi një person brenda stadiumit “Riza Lushta” në Mitrovicë, ku po zhvillohej loja në mes të KFF Mitrovicës dhe KFF Feronikelit.

Ne si si portal raportuam që personi i goditur është Ragip Veseli, zyrtar në klubin e Feronikelit.

Lajmi që u publikua nuk ishte i vërtetë dhe nuk e kemi telashe që edhe të kërkojmë falje për këtë gjë, ani se u vendosëm në lajthitje nga një burim i yni, i cili na dha informatën e pasaktë.

Kësisoj, duke qenë të përgjegjshëm për punën që e bëjmë, mund të na ikin edhe këso gabime e të dalin lajme të pakonfirmuara, gjë për të cilën edhe u kërkojmë falje si lexuesve tanë ashtu edhe deputetit Bekim Haxhiu – Kamishi.

Megjithatë, kjo në asnjë formë nuk e zbeh veprimin e “Kamishit” pavarësisht se kënd e sulmoi.

Haxhiu në reagimin e tij thotë që mediat të rreshtojnë aty ku kanë synim.

Në fakt, Haxhiu duhet ta di se asnjëherë nuk është qëllim i yni, rreshtimi i askujt në asnjë vend, janë veprimet e vet Haxhiut dhe të tjerëve që i rreshtojnë ata, aty ku i sheh populli.

“Rreshtim” i Haxhiut ishte edhe ky rasti i fundit, ku ani se nuk ka goditur atë që raportuam ne, kjo e ndryshon veç personin e sulmuar, por nuk e heq goditjen.

Veprim ky që nuk i ka hije një deputeti, pavarësisht se kë e godet, e kjo e bën edhe më të rëndë që një gjë të tillë e ka bërë në prezencë të njerëzve dhe kamerave.

Kjo padyshim jep shembull të keq jo veç tek ata që e votojnë por edhe tek të gjithë qytetarët që e panë veprimin e tij në videon e publikuar nga Klan Kosova.

Bile, ankesa ndaj Kamishit kanë bërë edhe vet klubi i Feronikelit, që kanë reaguar publikisht duke e akuzuar se ka fyer e ka tentuar që të sulmoj Kryesinë e KFF Feronikelit, duke obliguar policinë e sigurimin të futet në mes, madje për këtë edhe kanë paralajmëruar padi edhe në UEFA.

Pra, ne kemi guxim që kur gabojmë, të demantojmë lajmin e edhe të kërkojmë falje.

Por, është tjetër gjë, kur një deputet që përfaqëson vullnet të qytetarëve në Kuvend, të jetë i përfshirë në çdo pore të shoqërisë, jo veç aty për ku është votuar.

Haxhiu, duhet të tregoj se pse pas çdo “trazire” që bëhet sikur në Federatën e Futbollit të Kosovës, Universitetin e Prishtinës,  apo edhe QKUK, besa edhe Kuvend,  gjendet “rastësisht” Kamishi aty, në prapaskenë.

E po ashtu tash e disa vite edhe ne grupet e interesit që synuan ta fusin në dorë FFK-në me procese krejtësisht të paligjshme duke u munduar të mbledhin nënshkrime e me lobime politike.

Për disa raste te tilla qe kemi raportuar e ku ka qenë i përfshirë Kamishi asnjëherë nuk ka pas guxim t’i demantoj lajmet as të kërcënoj me gjyq.

Madje, Kamishi nuk ka pas guxim as te tregon publikisht që është i përfshirë në këto skenare pavarësisht se është raportuar edhe me fakte./GazetaInfokusi/

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Kuvendi i Punës i FFK-së më 8 prill

Komiteti Ekzekutiv i FFK-së ka mbajtur mbledhjen e radhës, nën drejtimin e presidentit Agim Ademi. Në këtë takim është vendosur që Kuvendi...

Klopp e Solskjaer njëzëri: Nuk i lëmë futbollistët t’i bashkohen Kombëtareve

Një problem serioz në horizont për trajnerët e Premier League-s. Nga data 22 deri më 31 mars, do të ndërpriten të gjitha...

Pioli: Na mungoi ritmi dhe cilësia, por edhe mungesat e bën të vetën

Trajneri Stefano Pioli u intervistua nga DAZN në fund të Milan-Udinese 1-1. i zhgënjyer normalisht nga barazimi. “Donim të fitonim. Mëkat! E dinim që do...

Philadelphia fiton në shtesë duelin e kryesuesve

Philadelphia fitoi 131-123 ndaj Utah jazz, në përballjen mes dy ekipeve kryesuese mes dy Konferencave. Në fund triumfoi Phila, ku u dallua Joel Embiid,...

Recent Comments