No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR DJALOSHI QË U GODIT NGA BEKIM HAXHIU ËSHTË DJALI I VËLLAIT TË...

DJALOSHI QË U GODIT NGA BEKIM HAXHIU ËSHTË DJALI I VËLLAIT TË TIJ

Ish-nënkryetari i FFK-së dhe deputeti aktual i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu ka sqaruar gjithçka sa i përket videos ku shihet duke goditur një person në stadiumin ‘Riza Lushta’ në Mitrovicë, shkruan Gazeta inFokus.

Edhe pse informatat e ardhura në Gazetën inFokus thonin se personi i goditur nga Haxhiu ishte zyrtar i KFF Feronikelit, një gjë e tillë po del të jetë jo e vërtetë.

Haxhiu apo i njohur ndryshe edhe si ‘Kamishi’ minuta me parë përmes llogarisë zyrtare në facebook, vërtetoi se djaloshi që shihet duke e goditur është djali i vëllait të tij.

Deputeti kosovar ka deklaruar se nuk e ka goditur askënd, por e ka ndalur djalin e vëllait të tij që të mos përfshihet në përleshje me zyrtarë të klubit nga Drenasi.

Ai po ashtu ka thënë se është obligim familjar e njerëzor i tij, që të mos lejoj përleshje të mundshme.

Më poshtë keni postimin e plotë të Bekim Haxhiut.

E kam thënë edhe më parë, e fatkeqësisht po duhet ta përsëris, se për plasimit të shpifjeve tek ne të rreshtojnë ku kanë synim, të paragjykojnë apo edhe të bëjnë anëtar të kryesisë të cilit klub duan.

Edhe pse unë i ndodhur si shikues në ndeshjen e futbollit dhe jam përpjekur ta evitojë eskalimin e situatës mes tifozëve dhe zyrtarëve të Klubit të Feronikelit, disa media e keqinterpretojnë dhe me atakojnë se i kam sulmuar zyrtarët e Feronikelit. E vërteta është se personi ne video është djali i vëllaut tim, i cili u provokua e u sha nga zyrtarët e Feronikelit dhe unë e kam qetësuar dhe qortuar djalin e vëllaut që të mos bie pre e provokimeve.

Mediat apo portalet që dezinformuan se unë i kam sulmuar zyrtarët e Feronikelit padyshim që do ti padisë për shpifje, sepse fillimisht është dashur të më kontaktojnë dhe pyesin si ka qenë e vërteta. Pra, unë e kam evituar konfliktin, dhe nuk e kam shkaktuar e as sulmuar askënd.
Për ata që deshirojnë ta kuptojnë të vertetën, në vidoen e shperndarë pas lojës Mitrovica-Feronikeli, personi që unë e ndaloj dhe e qetësoj ështe djali i vëllaut tim i cili u provokua nga disa zyrtarë të Feronikelit.

Po i pyes të gjithë që me apostrofuan dje duke dezinformuar opinioni, si është dashtë të veproj, ta kthej shpinën dhe të lejoj djalin e vëllaut tim dhe tifozët mitrovicas që para syve të mi të përleshen me zyrtarët e klubit Feronikeli!?
Boll ma me rrena e dezinoformata. Megjithatë, unë me të gjithë ata që shpifën do të takohem në gjyq.

Prandaj i ftoj mediat që t’i dematojnë dezinformata që i plasuan dhe të më kërkojnë falje publike ne lidhje me gjoja perleshjen pas lojës Mitrovica – Feronikeli në Stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë, që djalin e vellaut tim e prezantuan si zyrtar të Feronikelit.

Të gjitha ato portale dhe media që kanë dezinformuar, nëse nuk e dematojnë shpifjen e bërë duke e prezantuar djalin e vellaut tim si zyrtar te Feronikelit, nëse nuk kërkojnë falje publike do të përballen në Gjykatë për shpifje.

Për fund, mos lejimi i djalit të vëllaut tim në përleshje, në konflikt është obligim familjar dhe njerëzor i imi, besoj do të duhej të ishte i çdo njeriu normal.

Me respekt,
Bekim Haxhiu

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Kosova mund të ketë telashe për shkak të Covidit në ndeshjet e marsit

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll muajin e ardhshëm nis një cikël tjetër kualifikues, atë të Botërorit “Katari 2022”. Do të grumbullohet më 22 mars,...

Muri i Atalantas bie pas 85 minutash, feston Reali

Fitore në frymën e fundit! Real Madrid gjen golin që ndoshta është tepër i rëndësishëm për fatin e kësaj përballje me eliminim direkt, duke...

City i pandalshëm edhe në Champions League

Manchester City është me një këmbë në fazën çerekfinale të UEFA Champions League, pasi ka mposhtur Borussia Monchengladbach në ndeshjen e parë me shifrat...

Presidenti i Dritës vjen me një reagim pasi u mposhtën sot në Prishtinë

Drita ka pësuar një humbje të hidhur e treta rresht përballë Prishtinës, por duket se kjo e fundit ishte më e hidhura.

Recent Comments