No menu items!
Ballina LIGAT E TJERA PREMIERE LEAGUE E PABESUESHME, CITY DO T'I NDEROJË KAMPIONËT E LIVERPOOLIT

E PABESUESHME, CITY DO T’I NDEROJË KAMPIONËT E LIVERPOOLIT

Liverpool më në fund arriti ta fitojë titullin kampion të Premier League, ku tifozët e “The Reds” kishin plot 30 vite që e prisnin diçka të tillë. Ndeshja e radhës e të besuarve të Jurgen Klopp do të jetë pikërisht në “Etihad Stadium” kundër kampionëve aktualë të Manchester Cityt. Trajneri i “Qytetarëve”, Pep Guardiola, ka konfirmuar se ai dhe stafi i tij do t’i presin rivalët me duartrokitje përpara fillimit të takimit.

”Sigurisht që do t’i presim dhe do t’i nderojmë ata. Liverpool do të vijë në shtëpinë tonë dhe tashmë ata janë zyrtarisht kampionë. Do ta bëjmë ceremoninë në një mënyrë të pabesueshme, pasi vërtetë që e meritojnë”, deklaron spanjolli për “BBC Sport”.

Ndoshta lojtarët e Cityt nuk do të jenë shumë të lumtur gjatë ceremonisë, pasi janë pikërisht ata që po ia rrëmbejnë titullin. Përballja mes tyre është programuar ditën e enjte, në orën 21:15.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Shokohet Serbia: Futbollisti i njohur refuzon të luajë për Serbinë zgjedh një kombëtare tjetër

“Çfarë tronditje! Uros Djurdjevic, sulmuesi i Sporting Gijon dhe një ish-anëtar i ekipeve kombëtare të juniorëve të Serbisë, do të luajë për...

FC Prishtina fiton për herë të dytë turneun “Adem Jashari” 

FC Prishtina e ka fituar për herë të dytë trofeun e turneut tradicional në futsall “Adem Jashari”. Në ndeshjen finale të edicionit të 12-të...

FFK me projekt të ri për futbollin e femrave, subvencionohen lojtaret dhe trajnerët

Sot në ambientet e FFK-së është mbajtur një takim me përfaqësuesit e klubeve të femrave të Ligës së Parë dhe Ligës U16....

7 vjet nga miqësorja që theu barrierat – Ademi: Datat si kjo na motivojnë për suksese

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi ka rikujtuar nëpërmjet një shkrimi ditën e miqësores së parë zyrtare kundër Haitit, e cila ishte zhvilluar më 5...

Recent Comments