No menu items!
Ballina SUPERLIGA DRITA E FLAMURTARI FITOJNË NË SHTËPI, DRENICA HUMB NGA TREPÇA'89

DRITA E FLAMURTARI FITOJNË NË SHTËPI, DRENICA HUMB NGA TREPÇA’89

Janë mbyllur tri ndeshjet e para të xhiros së 27 në IPKO Superligë. Drita e ka mposhtur 2-0 Dukagjinin, Trepca ’89 në udhëtim e mundi Drenicën, derisa në shtëpi Flamurtari e mposhti Ferizajn.

Java e 27-të në Superligën e Kosovës në futboll hapi siparin me tri ndeshje tejet interesante këtë të diel.

Lideri aktual i kampionatit Drita e priti në shtëpi ekipin tashmë të ç’regjistruar nga elita e futbollit kosovar Dukagjinin, dhe pas 90 minutave lojë, arriti ta mposhtë 2-0 me golat e Liridon Lecit në minutën e 53’ dhe Astrit Fazliut 88’ për të vazhduar marshimin drejt titullit.

Ndërkohë vëmendja kryesore ishte në kryeqytet, aty ku Flamurtari dhe Ferizaj u takuan dhe janë në garë për mbijetesë – pas 90 minutave lojë vendasit fituan dramën 3-2.

Golin e epërsisë për Falmurtarin e ka shënuar Shend Kelmendi nga pika e bardhë në minutën e 43’. Bashkim Shala shënoi për 2-0 në atë të 50’, para se Bunjamin Asani të shënojë për 2-1 në minutën e 57’, derisa vendasit shënuan pas një minute më vonë në atë të 58’, sërish Kelmendi.

Deri në fund mysafirët e bën ndeshjen interesante, por shënuan vetëm një gol, Filonit Shaqiri shënoi për rezultatin përfundimtar 3-2.

Në garën për mbijetesë luftuan edhe Drenica me Trepçën ’89 në Skenderaj, ku triumfuan mysafirët. Pjesa e parë është mbyllur 2-2, derisa në atë të dytë shënuan mysafirët dy herë për të fituar 4-2 këtë ndeshje shumë të vlefshme.

Mysafirët kaluan të parët në epërsi, Milot Avdyli shënoi për 0-1 në minutën e 7’.

Vendasit më pas përmbysën gjithçka, Alban Shillova 16’ dhe Hasan Hyseni 20’ shënuan për 2-1, para se mysafirët të realizojnë për 2-2, ishte Engjëll Hoti, me të cilin rezultat u mbyllë pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, Leart Emini 58’ dhe Berat Ahmeti 89’ shënuan për rezultatin përfundimtar të takimit 4-2.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Kuvendi i Punës i FFK-së më 8 prill

Komiteti Ekzekutiv i FFK-së ka mbajtur mbledhjen e radhës, nën drejtimin e presidentit Agim Ademi. Në këtë takim është vendosur që Kuvendi...

Klopp e Solskjaer njëzëri: Nuk i lëmë futbollistët t’i bashkohen Kombëtareve

Një problem serioz në horizont për trajnerët e Premier League-s. Nga data 22 deri më 31 mars, do të ndërpriten të gjitha...

Pioli: Na mungoi ritmi dhe cilësia, por edhe mungesat e bën të vetën

Trajneri Stefano Pioli u intervistua nga DAZN në fund të Milan-Udinese 1-1. i zhgënjyer normalisht nga barazimi. “Donim të fitonim. Mëkat! E dinim që do...

Philadelphia fiton në shtesë duelin e kryesuesve

Philadelphia fitoi 131-123 ndaj Utah jazz, në përballjen mes dy ekipeve kryesuese mes dy Konferencave. Në fund triumfoi Phila, ku u dallua Joel Embiid,...

Recent Comments