No menu items!
Ballina LIGAT E TJERA SERIE A SARRI: PJANIC TË QËNDROJ, JA KUSH E BËN DIFERENCËN TE JUVENTUSI

SARRI: PJANIC TË QËNDROJ, JA KUSH E BËN DIFERENCËN TE JUVENTUSI

Trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri, pas fitores që skuadra e tij regjistroi kundër Lecce, analizoi paraqitjen në fushë dhe foli për emra të përveçëm dhe tregun e futbolit.

Sigurisht Miralem Pjanic ishte në qendër të vëmendjen, ndërkohë që elozhe tekniku italian thuri edhe për brazilianin Douglas Costa.

“Ishte një ndeshje e dhimbshme në aspektin fizik. Luftuam për ‘benzinë’ gjithë kohës. Duke luajtur çdo tre ditë mund të ndodhë të mos jemi në gjendjen tonë. E rëndësishme është të përqendrohemi te vetja dhe të kemi të njëjtin mentalitet si kundër Lecce”, tha fillimisht Sarri.

Më pas kaloi tek emrat e përveçëm: “Higuain pati një moment të vështirë në aspektin persona. COVID e goditi shumë. Tani ai po rikuperohet dhe jam i lumtur që ka zbuluar vetveten. Sigurisht që ai do të na ndihmojë shumë në fundin e sezonit. Mbrojtësit qendror gjithashtu bënë një ndeshje të mirë. Mesfushorët vuajtën në aspektin fizik.

Pjanic u përmirësua me kalimin e minutave, kurse aktivizimi i Rabiot u bë për arsye taktike.  Douglas Costa është një armë e jashtëzakonshmja e jona këtë sezon. Ai mund të ndryshojë lojën me paraqitjen e tij. Të mos ia themi atij këtë… Ai e kupton, por duhet ta motivojmë atë duke e aktivizuar herë pas here titullar”.

“Këmbimi Arthur-Pjanic? Ai do të jetë me ne deri në fund të gushtit. Shpresoj të qëndrojë edhe në vazhdim, por këto janë vendime që merren në një moment tjetër. Miralem është profesionist dhe i kupton shpejt situatat. Nuk di asgjë për momentin, por nuk jam i shqetësuar”, mbyll Sarri

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Kosova mund të ketë telashe për shkak të Covidit në ndeshjet e marsit

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll muajin e ardhshëm nis një cikël tjetër kualifikues, atë të Botërorit “Katari 2022”. Do të grumbullohet më 22 mars,...

Muri i Atalantas bie pas 85 minutash, feston Reali

Fitore në frymën e fundit! Real Madrid gjen golin që ndoshta është tepër i rëndësishëm për fatin e kësaj përballje me eliminim direkt, duke...

City i pandalshëm edhe në Champions League

Manchester City është me një këmbë në fazën çerekfinale të UEFA Champions League, pasi ka mposhtur Borussia Monchengladbach në ndeshjen e parë me shifrat...

Presidenti i Dritës vjen me një reagim pasi u mposhtën sot në Prishtinë

Drita ka pësuar një humbje të hidhur e treta rresht përballë Prishtinës, por duket se kjo e fundit ishte më e hidhura.

Recent Comments