UEFA ka konfirmuar oraret dhe kalendarin e të gjitha ndeshjeve të fazës së grupeve të Ligës së Kombeve. Më konkretisht, ato do të luhen në shtator, tetor dhe nëntor.
Ky turne i ri kontinental startoi më 2018, me edicionin e parë, i cili u fitua nga Portugalia vitin e kaluar. Disa data janë zhvendosur për shkak të pandemisë së koronavirusit, ashtu sikurse ndodhi me të gjitha garat e tjera të futbollit.
Ekziston mundësia që virusi të shpërthejë sërish frikshëm dhe ta bëjë të pamundur këtë plan, megjithatë UEFA i ka bërë ndryshimet dhe konfirmimet përkatëse, duke mos menduar më të keqen.
Po ju njohim me ndeshjet e Kosovës dhe Shqipërisë sipas grupit dhe kalendarit të publikuar nga qeveria evropiane e futbollit.
Kujtojmë se Shqipëria bën pjesë në grupin 4 të Ligës C, bashkë me Bjellorusinë, Lituaninë dhe Kazakistanin. Ndërsa, Kosova, që është një nivel më lart, do të luajë në grupin 3 të Ligës C me Slloveninë, Greqinë dhe Moldavinë.
Ja kalendari i plotë i të dyja kombëtareve:
Ndeshja e parë – 3 shtator
Moldavia-Kosova (20:45)
4 shtator
Bjellorusia-Shqipëria (20:45)
Ndeshja e dytë -6 shtator
Kosova-Greqia (20:45)
7 shtator
Shqipëria-Lituania (20:45)
Ndeshja e tretë – 11 tetor
Kazakistani-Shqipëria (15:00)
Kosova-Sllovenia (20:45)
Ndeshja e katërt – 14 tetor
Greqia-Kosova (20:45)
Lituania-Shqipëria (20:45)
Ndeshja e pestë – 15 nëntor
Shqipëria-Kazakistani (18:00)
Sllovenia-Kosova (20:45)
Ndeshja e gjashtë – 18 nëntor
Shqipëria-Bjellorusia (16:00)
Kosova-Moldavia (20:45)