Mitrovica është kampion i Kosovës në futbollin për femra.
Vashat mitrovicase në ndeshjen finale të luajtura sot ndaj Feronikelit në ‘Riza Lushta’, fituan pas vazhdimeve me rezultatin 1:0.
Ishte një gol i Kaltrina Biqkajt që vendosi fatin e ndeshjes.
Kështu, Mitrovica bëhet kampion i Kosovës për herë të dytë me radhë.
Kjo skuadër kishte bërë histori vitin e kaluar pasi kishte arritur të futej në mesin e 32 skuadrave më të mira në Ligën e Kampionëve.
Ndërsa, ky triumf, Mitrovicës i siguron kualifikimet e Ligës së Kampionëve edhe për këtë vit.
Kurse, Feronikeli është dashur të pajtohet me pozitën e dytë në tabelë.