No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR COVID-19 NUK KURSEN ASKËND, DEL POZITIV EDHE KAMPIONI I BOTËS

COVID-19 NUK KURSEN ASKËND, DEL POZITIV EDHE KAMPIONI I BOTËS

Carlos Bilardo, trajneri argjentinas që ka dalë edhe kampion bote me kombëtaren e vendit të tij në vitin 1986, ka kryer testin për COVID-19 dhe raportohet se ka dalë pozitiv, sikurse shkruan Reuters, që i referohet një burimi pranë familjes së trajnerit të famshëm.

“Ata i kryen një test dhe doli pozitiv, edhe pse nuk ka treguar simptoma dhe është mirë”, thotë burimi, ndërkohë që Bilardo aktualisht jeton në një azil pleqsh dhe ish-klubi i tij, Estudiantes, e ka mbështetur me një deklaratë në Twitter.

Bilardo, ishte trajner i kombëtares së Argjentinës për 7 vite, në periudhën 1983-1990, duke e drejtuar kështu në dy kampionate botërore kombëtaren e tij. Ai kishte nën urdhra një legjendë si Diego Armando Maradona, ndërkohë që edhe vetë si lojtar ka fituar goxha, duke marrë tre herë Copa Libertadores. 

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Përballje gjigantësh në Ligën e Evropës

Sot në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti për 1/16 e finales së Ligës së Europës. Shorti ka sjellë...

KOK-u po përgatitet për një Kuvend të zjarrtë

Komiteti Olimpik i Kosovës përkatësisht Bordi Ekzekutiv ka caktuar dje datën e mbajtjes së Kuvendit zgjedhor në institucionin më të lartë të...

Mbrëmje ferri për Napolin e Amir Rrahmanin, eliminohen nga Europa League

Napoli i ka dhënë fund aventurës në Ligën e Europës pasi janë eliminuar nga Granada me rezultat të përgjithshëm 2:3.

Ajo që ndodhi në Bullgari ishte e turpshme, boksieres kosovare i vidhet fitorja

Boksierja kosovare Donjeta Sadiku, ka mbetur sot pa medalje në turneun ndërkombëtar “Strandja” që u mbajt në Sofje të Bullgarisë.

Recent Comments