No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR "SHPËRTHEN" MUNISHI: S'JEMI BUDALLENJË, DISA EKIPE PO LUAJNË MIQËSORE!

“SHPËRTHEN” MUNISHI: S’JEMI BUDALLENJË, DISA EKIPE PO LUAJNË MIQËSORE!

Ballkani është ndalur në Ferizaj pasi ka luajtur baras 1:1 në duelin e sotëm në Superligë të xhiros së 26-të.

Pas ndeshjes, trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi ka thënë se po sheh skuadrat që po i ka përballë se si po luajnë, ndërsa prentendojë se po skuadrat e njëjta po luajnë më ‘but’ ndaj rivalëve të tyre.

“Ne nuk ankohemi por nuk duhet të lejohet loja e ashpër. Referimi ishte i kënaqshëm, loja ashpër nuk duhet të lejohet pasi po ka lëndime, e kemi Hoxhën e lënduar me 6 muaj mungesë, prioritet duhet të jenë futbollistët.” tha Munishi për SuperSport, përcjellë OLLE.

“Kishim mungesa, e kishim Kuqin e dërrmuar, Baftiun u desht ta pushonim, Hoxhën e lënduar. E kishim rezultatin por nga një pakujdesi përsuam golin”.

“Nuk dua të flas për gjana tjera, por disa klube po luajnë miqësore, ne po bëjmë luftë të vertetë. Le të jetë kjo në ndërgjegjje të tyre. Ne po i shohim ekipet tjera qysh po luajnë ndaj nesh, e qysh luajnë ndaj klubeve tjera, ne s’jemi budallë!” përfundoi Munishi.

Me barazim, Ballkani tashmë do të jetë katër pikë larg kreut të tabelës, kurse Ferizaj vazhdon të qëndrojë në zonën e kuqe që dërgon drejt Ligës së Parë.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Spanja “shterpë” ndaj Suedisë, fati dhe Olsen ndalin “Furinë e Kuqe”

Suedia i ka marrë një barazim 0-0 Spanjës në “La Cartuja”, pas një ndeshje të dominuar nga vendasit, me nordikët, që u mbyllën dhe...

Spanja dhe Suedia ndajnë pikët

Ka përfunduar pa fitues derbi mes Kombëtares së Spanjës dhe Kombëtares së Suedisë, që u zhvillua në stadiumin e Sevillas, “La Cartuja”.

Rezultat interesant pas pjesës së parë të ndeshjes Spanja – Suedia

Spanja e Suedia janë duke u ballafaquar sonte në ndeshjen hapëse të tyre në Kampionatin Evropian.

Zyrtare: Llapi ndërprenë bashkëpunimin me sulmuesin e njohur

Llapi sivjet për herë të parë në histori të klubit do të prezantohet në arenën ndërkombëtare, përkatësisht në garat e Ligës së...

Recent Comments