No menu items!
Ballina LIGAT E TJERA LA LIGA "MESSI MEKSIKAN" DEBUTON SI 15 VJEÇAR NË LA LIGA

“MESSI MEKSIKAN” DEBUTON SI 15 VJEÇAR NË LA LIGA

Minuta e 83-të e Real Madrid-Mallorca ka hyrë në historinë e futbollit spanjoll. Luka Romero u bë debutuesi më i ri në La Liga, në moshën 15 vjeç e 219 ditë.

I quajtur Messi meksikan, sulmuesi luajti disa minuta përballë Realit që do t’i mbajë mend gjatë, pavarësisht se nuk arriti të ndihmonte ekipin e tij, që ndodhej në disavantazhin e dy golave.

Rekordi i mëparshëm mbahej nga Francisco Bao Rodríguez “Sansón”, që debutoi me Celta Vigon në sezonin e largët 1939-1940, në moshën 15 vjeç e 255 ditë.

Luka Romero ka nisur të stërvitet me ekipin e parë të Mallorca në 1 qershor dhe u grumbullua për herë të parë me ekipin në ndeshjen kundër Villarreal. Adoleshentit iu desh një leje e veçantë nga Liga Spanjolle për t’u bërë pjesë e ekipit të parë, pasi, duke qenë se nuk ka mbushur ende 16 vjeç, nuk ka kontratë profesionisti.

I lindur në Meksikë dhe me shtetësi të trefishtë (meksikane, argjentinase dhe spanjolle), sipas trajnerit të dytë të Mallorca, Romero është një numër 10 tipik argjentinas: “mëngjarash, i shpejtë, i zgjuar dhe me grintë”.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Kuvendi i Punës i FFK-së më 8 prill

Komiteti Ekzekutiv i FFK-së ka mbajtur mbledhjen e radhës, nën drejtimin e presidentit Agim Ademi. Në këtë takim është vendosur që Kuvendi...

Klopp e Solskjaer njëzëri: Nuk i lëmë futbollistët t’i bashkohen Kombëtareve

Një problem serioz në horizont për trajnerët e Premier League-s. Nga data 22 deri më 31 mars, do të ndërpriten të gjitha...

Pioli: Na mungoi ritmi dhe cilësia, por edhe mungesat e bën të vetën

Trajneri Stefano Pioli u intervistua nga DAZN në fund të Milan-Udinese 1-1. i zhgënjyer normalisht nga barazimi. “Donim të fitonim. Mëkat! E dinim që do...

Philadelphia fiton në shtesë duelin e kryesuesve

Philadelphia fitoi 131-123 ndaj Utah jazz, në përballjen mes dy ekipeve kryesuese mes dy Konferencave. Në fund triumfoi Phila, ku u dallua Joel Embiid,...

Recent Comments