No menu items!
Ballina SUPERLIGA EDHE SYNAJ KEÇI ANKOHET NË REFERIM

EDHE SYNAJ KEÇI ANKOHET NË REFERIM

Flamurtari lëshoi nga duart fitoren e artë ndaj Trepçës ’89, e cila do të sjellte një rehabilitim të madh në tabelë për kuqezinjtë.

Goli i Muharrem Jasharit në minutën e 96 ndau pikët e “relacionit” Mitrovicë-Prishtinë, duke mbajtur distancën mes ekipeve në pesë pikë, përcjellë Olle.

Duke folur pas ndeshjes, trajneri Synaj Keçi deklaroi që gjyqtari s’duhej të jepte 7 minuta shtesë!

“Nuk e di pse gjyqtari tregoi 7 minuta shtesë. Ne nuk jemi në Angli. Në Kosovë s’ka tempo dhe zhargitje për shtesë kaq të madhe”, theksoi Keci.

“Ne patëm disa mundësi për të mbyllur ndeshjen me golin e dytë, ndërsa pësuam nga një goditje prej 25 metrave. E merituam fitoren, por ky është futbolli”.

“Tani na mbetet që të rigjenerohemi për dy ndeshjet e ardhshme ndaj Prishtinës dhe Ferizajt”.

“Jam shumë i kënaqur me lojën sot, por aspak i kënaqur me rezultatin sepse e merituam fitoren”, u shpreh prishtinasi.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Përballje gjigantësh në Ligën e Evropës

Sot në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti për 1/16 e finales së Ligës së Europës. Shorti ka sjellë...

KOK-u po përgatitet për një Kuvend të zjarrtë

Komiteti Olimpik i Kosovës përkatësisht Bordi Ekzekutiv ka caktuar dje datën e mbajtjes së Kuvendit zgjedhor në institucionin më të lartë të...

Mbrëmje ferri për Napolin e Amir Rrahmanin, eliminohen nga Europa League

Napoli i ka dhënë fund aventurës në Ligën e Europës pasi janë eliminuar nga Granada me rezultat të përgjithshëm 2:3.

Ajo që ndodhi në Bullgari ishte e turpshme, boksieres kosovare i vidhet fitorja

Boksierja kosovare Donjeta Sadiku, ka mbetur sot pa medalje në turneun ndërkombëtar “Strandja” që u mbajt në Sofje të Bullgarisë.

Recent Comments