No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR TE KOSOVA I SHOHIN SI TESTE TË RËNDËSISHME PËRBALLJET ME MOLDAVINË DHE...

TE KOSOVA I SHOHIN SI TESTE TË RËNDËSISHME PËRBALLJET ME MOLDAVINË DHE GREQINË

Konfederata Evropiane e Futbollit (UEFA) e ka publikuar orarin e ndeshjeve të edicionit të dytë të Ligës së Kombeve. Kosova në fillim të muajit shtator të këtij viti, nis rrugëtimin e ri në Ligën e Kombeve. Për kundërshtare të para në edicionin e dytë Ligës së Kombeve në Ligën C do t’i ketë Moldavinë dhe Greqinë.

Ndeshjet e para të edicionit 2020/21 të këtij formati të UEFA-s do të luhen më 3 shtator dhe Kosova do të jetë mysafire e Moldavisë, kurse të dytën pas tri ditësh.

Por, te Kosova dy ndeshjet e para i shohin si test të mirë para përballjes që vlerësohet si shumë e rëndësishme, asaj kundër Maqedonisë së Veriut. Ndeshja Maqedoni e Veriut – Kosova, në kuadër të gjysmëfinales së plejofit të Ligës së Kombeve, është caktuar të zhvillohet më 8 tetor në Shkup pa praninë e shikuesve.

Mbrojtësi i “dardanëve”, Fidan Aliti, ka thënë për “KOHËN” se do të mundohen t’i shfrytëzojnë maksimalisht për përgatitje dy ndeshjet e para – me Moldavinë e Greqinë – pas pushimit të gjatë shkaku i përhapjes së koronavirusit.

“Sigurisht që këto dy ndeshjet e para janë të mirëseardhura për ne. Do të jenë dy ndeshje para ndeshjes së rëndësishme kundër Maqedonisë së Veriut. Do të jenë të mirëseardhura, sepse do të kemi mundësi të grumbullohemi pas një kohe të gjatë. Nuk kemi luajtur që një kohë dhe do të na ndihmojnë për t’u përgatitur apo për ta parë formën tonë para ndeshjes kundër Maqedonisë së Veriut”, ka insistuar Aliti që është pjesë e Kalmarit të Suedisë. “Megjithatë, ne do të mundohemi ta japim maksimumin në këto dy ndeshjet e para, ashtu si edhe në atë kundër Maqedonisë së Veriut. Do të mundohemi që t’i shfrytëzojmë maksimalisht për t’u komponuar sa më mirë, sepse siç e dimë, shumë futbollistë kanë nisur vonë me përgatitje shkaku i pushimit të gjatë. Do të jenë dy ndeshje të vështira, por edhe të mirëseardhura”.

Në fakt, te Kosova është vlerësuar e mirëseardhur shtyrja e ndeshjes gjysmëfinale kundër Maqedonisë së Veriut. Kjo, për faktin se disa lojtarë tashmë kanë lënë prapa lëndimet dhe do të jenë të gatshëm t’i ndihmojnë Kosovës, ndër ta edhe Arbër Zeneli dhe Hekuran Kryeziu. Ndeshja e Kosovës kundër Maqedonisë së Veriut është dashur të luhet në muajin mars, por për shkak të përhapjes së koronavirusit, u shty në qershor, e më pas u tha se do të luhej në shtator, tetor ose nëntor. Por, UEFA ditë më parë caktoi 8 tetorin si datën e re për ndeshjet gjysmëfinale të plejofit të Ligës së Kombeve, përfshirë edhe ndeshjen Maqedoni e Veriut – Kosova. Në rast të triumfit, Kosova do të luajë në finale të plejofit më 12 nëntor kundër fituesit mes Gjeorgjisë dhe Bjellorusisë. Fituesi i finales do të sigurojë biletën për “Euro 2020” që mbahet vitin tjetër.

Kthimi i lojtarëve të lënduar dhe forma e tyre

Edhe njëri ndër mesfushorët më të mirë te Kosova, Valon Berisha, thotë se dy ndeshjet e para të edicionit të dytë të Ligës së Kombeve do të jenë të mirëseardhura për ta. Berisha ka qenë futbollisti i parë i “dardanëve” që ka luajtur pas rifillimit të kampionateve në shtetet evropiane që u pezulluan në muajin mars, shkaku i pandemisë. Ai është pjesë e Fortuna Dusseldorfit të Bundesligës së Gjermanisë.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Cassano: Interi është qesharak në Ligën e Kampionëve. Futboll në Itali nuk luajnë ata, por Atalanta

Ish sulmuesi i Milanit dhe Interit Antonio Cassano foli me mikrofonat BoboTV duke skanuar situatën e Interit. “Ka gjetur një qëndrueshmëri të madhe. Skuadra...

Reali barazon në frymën e fundit ndaj Sociedad, titulli largohet akoma më shumë 

Reali i Madridit nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 mbrëmjen e sotme ndaj Sociedadit në shtëpi. Një barazim që...

Java e 23-të në Superligë luhet në fundjavë, vëmendja në “Fadil Vokrri” dhe “Rexhep Rexhepi”

Java e 23-të në Superligën e Kosovës do të vazhdojë në fundjavë. Fillimisht, ndeshja e parë do të luhet...

Tifozët e Ballkanit nisin ta kërkojnë rikthimin e Ismet Munishit

Dy ndeshjet e fundit pa fitore e po ashtu edhe eliminimi nga Kupa e Kosovës ishin të mjaftueshme që aventura e Bledi...

Recent Comments