Prishtinën e pret një test i vështirë këtë mesjavë, pasi do të luajë në udhëtim te Llapi në ‘Zahir Pajaziti’.
Për duelin e të enjtës, faqja zyrtare e Prishtinës ka shkruar se i pret takimi më i vështirë në pranverë, shkruan Olle.
“Të enjten derbi rajonal. Ndeshja më e vështirë deri më tani në pranverë”, shkruan FC Prishtina në llogarinë e tyre zyrtare.
Në dy duelet e fundit të luajtura këtë edicion, Llapi kishte mposhtur fillimisht Prishtinën në ‘Fadil Vokrri’ me rezultatin 1:0 me një gol të Plakut.
Kurse, në duelin e dytë, Prishtina kishte ‘shkel’ Llapin si vendas, me rezultatin e lartë 4:1.
Aktualisht, Llapi nuk ka një seri të mirë të rezultateve, pasi në dy ndeshjet e fundit është mposhtur nga Drenica e Feronikeli.
Kurse, Prishtina është në formë të jashtëzakonshme ku pret të vazhdon serinë pozitive dhe luftën drejt titullit.