No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR MË NË FUND THYHET HESHTJA E ORGES BUNJAKUT, A I KA THËNË...

MË NË FUND THYHET HESHTJA E ORGES BUNJAKUT, A I KA THËNË ‘PO’ KOSOVËS

Orges Bunjaku ka qenë një prej emrave më të përfolur kohëve të fundit në mediet kosovare dhe zvicërane.

Sulmuesi 18-vjeçar i Baselit konsiderohet një prej yjeve të së ardhmes dhe kjo ka bërë që të jetë subjekt interesimi i Kombëtares së Kosovës dhe asaj të Zvicrës, shkruan Periskopi.

Vazhdimisht kemi dëgjuar spekulime rreth asaj nëse ai i ka thënë “po” Kombëtares së Kosovës.

Shenjat se pati kontakte mes përfaqësuesve të Federatës së Futbollit të Kosovës dhe kampit të lojtarit ishin evidente.

Vetë numri 1 i FFK-së, Agim Ademi në disa raste la të nënkuptohej se zyrtarizimi i mesfushorit qëndror te Kosova është vetëm çështje kohe.

Kosovan Football 🇽🇰 | 😷 on Twitter: "Orges Bunjaku 🇽🇰 DOB ...

Ardhja e Bunjakut padyshim se do të ishte një kapje e jashtëzakonshme për “Dardanët”, me lojtarin që ka impresionuar në Zvicër me Baselin si dhe me Kombëtaren U19 të këtij vendi.

Madje, së fundmi ai ishte përfshirë në listën e talentëve më të mëdhenj zvicëranë sipas mediumit “bluewin.ch”, në kuadër të serisë “Teleclub Rising Stars”.

Trajneri i Baselit, Marcel Koller nuk kurseu lavdatat për kosovarin, duke thënë se i ka kualitetet e duhura për ta udhëhequr skuadrën, pavarësisht se është vetëm 18-vjeçar.

“Ai e di çfarë do dhe përpiqet ta zbatojë këtë në trajnim”.

“Ai ka personalitetin për të udhëhequr një ekip”, u shpreh Koller.

Por a i ka thënë “po” Kosovës ky supertalent?

Epo, pak a shumë ka mbetur vetëm edhe konfirmimi zyrtar. Redaksia mëson se detajet e fundit do të finalizohen në takimin e ardhshëm, i cili është shtyrë për shkak të krizës shëndetësore që ka kapluar aktualisht globin.

Zviceranët në panik, Orges Bunjaku po i bashkohet Kosovës -

Një burim shumë i afërt me lojtarin ka thënë për Periskopin se rol kyç në vendimin e Bunjakut për ta pranuar ftesën e Kosovës ka pasur kryetari Ademi, i cili thuhet t’i ketë lënë mbresa kampit të futbollistit me mënyrën se si i është çasur çështjes.

Sidoqoftë, përfaqësuesi i mesfushorit është treguar shumë i matur dhe i rezervuar në përgjigjet e tij për Redaksinë.

Periskopi ka siguruar përgjigje ekskluzive nga agjenti i futbollistit, Christoph Graf, i cili ka pranuar të flasë për herë të parë rreth kësaj çështje.

Më poshtë intervista e plotë që ka bërë Redaksia e Sportit të Periskopit me agjentin e Bunjakut.

A i ka thënë ‘po’ Orges Bunjaku ftesës për ta përfaqësuar reprezentacionin e Kosovës?

Një vendim definitiv ende nuk është marrë. Por sigurisht se është një projekt interesant.

Kur pritet të zyrtarizohet ardhja e tij në reprezentacion (burime të Periskopit thonë se në takimin e ardhshëm do të finalizohet gjithçka)?

Kosovo wants to snatch us FCB jewel Orges Bunjaku – World Today News

Nuk mund të jap një datë në këtë fazë, por ne sigurisht se po i presim me ngazëllim negociatat e ardhshme me Federatën e Futbollit të Kosovës.

Kur ka qenë kontakti i parë i zyrtarëve të Përfaqësueses me kampin e futbollistit dhe çka është thënë?

Në fillim të këtij viti. Mirëpo, kriza e koronës ndaloi çdo gjë, poashtu edhe Euro 2020, i cili është një hap i rëndësishëm, u anulua për këtë verë.

Cili ka qenë reagimi i Orgesit kur është njoftuar për interesimin e Kosovës?

Ai ishte i ngazëllyer. Kjo është e natyrshme.

A ka shprehur interesim ndonjë Përfaqësuese tjetër për Orgesin gjatë kësaj kohe, ose edhe më herët?

Orgesi është pjesë e Kombëtares U19 të Zvicrës, e cila është ndoshta skuadra më e talentuar e juniorëve të Kombëtares.

Sa i përket Kombëtares A, ka interesim nga Federata Zvicërane e Futbollit, por jemi ende në fazë të hershme dhe nuk është aq konkret sa hapat e marra nga Federata e Futbollit të Kosovës.

A keni pasur kontakt direkt me selektorin, Bernard Challandes dhe a ka bërë ndonjë përpjekje për ta bindur Orgesin që ta zgjedhë Kosovën (nëse ju ka kontaktuar, çka është thënë)?

Bernard Challandes kishte punuar te Baseli dhe është shumë i njohur me zhvillimin e Orgesit, por nuk ka pasur kontakt direkt deri tani.

Cili është klubi ku ëndërron të luajë Orgesi një ditë?

Ai thjesht dëshiron të ket karrierën më të mirë të mundshme, pa përmendur ndonjë klub në veçanti.

Planet për të ardhmen (do të qëndrojë te Baseli për t’u zhvilluar edhe më shumë, apo jeni të hapur për oferta)?

Për momentin, fokusi është krejtësisht te stabilizimi në skuadrën e parë të Baselit dhe të kontribojë sa më shumë që të jetë e mundur për suksesin e kjëtij klubi. Natyrisht, objektivi është të luajë në një vend të madh të futbollit një ditë.

Cili është futbollisti i preferuar i Orgesit?

Atij i pëlqen Frenkie de Jong i Barcelonës.

A ka gjasa ta shohim Orgesin në fanellën e Kosovës për ndeshjen kundër Maqedonisë së Veriut (ky takim do të luhet më 8 tetor)?

Le të presim dhe të shohim…

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Tovërlani nuk dëshiron t’i komentojë rezultatet e “Niklit”: Zyrtarët e klubit e dinë më mirë se çka po ndodh

Feronikeli sot ka pësuar një humbje të rëndë duke u mposhtur në fushën e vetë nga rivali lokal Drenica me rezultat 1:3.

Duro ankohet sërish në referim

Drenica ka triumfuar në derbin drenicak ndaj Feronikelit me rezultat 1:3. Kreshnik Uka realizoi dy gola për mysafirët, kurse Frashëri shënoi një tjetër për...

Drenica gjunjëzon “Niklin”, Arbëria bindëse ndaj Besës

Skuadra e Drenicës ka shënuar fitore shumë të rëndësishme në garën për mbijetesë në elitë, duke e mundur Feronikelin në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në...

Po shkëlqen me West Ham, Lindgard kërkohet nga Leicester!

Jesee Lingard ishte një nga lojtarët më të kritikuar te Manchester United nga tifozët por huazimi i tij te West Ham tregoi...

Recent Comments