Sot në qytetin e Gjakovës është zhvilluar një miqësore ndërmjet Veteranëve të Vëllaznimit dhe ekipit të Veteranëve të Kosovës.
Kjo miqësore ka mbledhur emra të mëdhenj të futbollit kosovar.
Prezent në këtë miqësore ishte edhe Kryetari i FFK-së, Agim Ademi dhe sekretari Eroll Salihu.
Ademi në fund të takimit pati një fjalim në praninë e të dyja skuadrave, derisa pranoi edhe një dhuratë nga vendësit, një punim i qytetit të vjetër të Gjakovës.
