No menu items!
Ballina SPORTE TJERA GAZETARI SPORTIV BËHET ZËVENDËSMINISTËR I SPORTIT

GAZETARI SPORTIV BËHET ZËVENDËSMINISTËR I SPORTIT

Ish-gazetari i sportit, Arbër Grabovci, ka nisur të ushtrojë detyrën e zëvendësministrit në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. 

Përmes një komunikate, MKRS lajmëroi se Ministrja Dumoshi ka pritur sot në takim dy zëvendësministrat, Arber Grabovci dhe Halil Matoshi, të cilët kanë pranuar detyrën e re.

Ministrja Dumoshi me zëvendësministrat Grabovci e Matoshi diskutoi për detyrat e përbashkëta, për planet dhe programin që pritet të realizojë MKRS-ja gjatë këtij viti si dhe për synimet që janë gjatë mandatit qeverisës, në plotësimin e objektivave për këtë fazë.

Dumoshi i informoi dy zëvendësministrat për prioritetet dhe sfidat që ka MKRS-ja në fushat e kulturës, rinisë, sportit, trashëgimisë dhe atë të drejtës dhe mbrojtjes së krijimtarisë e të autorëve.

Ajo tha se pret një bashkëpunim dhe bashkërendim të punëve në kuadër të udhëheqjes së MKRS-së.

Zëvendësministrat Grabovci e Matoshi e falënderuan ministren Dumoshi për pritjen.

Ata shprehën gatishmërinë për të bashkëpunuar dhe theksuan se do të angazhohen në përmbushjen e objektivave që ka ministria.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Tovërlani nuk dëshiron t’i komentojë rezultatet e “Niklit”: Zyrtarët e klubit e dinë më mirë se çka po ndodh

Feronikeli sot ka pësuar një humbje të rëndë duke u mposhtur në fushën e vetë nga rivali lokal Drenica me rezultat 1:3.

Duro ankohet sërish në referim

Drenica ka triumfuar në derbin drenicak ndaj Feronikelit me rezultat 1:3. Kreshnik Uka realizoi dy gola për mysafirët, kurse Frashëri shënoi një tjetër për...

Drenica gjunjëzon “Niklin”, Arbëria bindëse ndaj Besës

Skuadra e Drenicës ka shënuar fitore shumë të rëndësishme në garën për mbijetesë në elitë, duke e mundur Feronikelin në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në...

Po shkëlqen me West Ham, Lindgard kërkohet nga Leicester!

Jesee Lingard ishte një nga lojtarët më të kritikuar te Manchester United nga tifozët por huazimi i tij te West Ham tregoi...

Recent Comments