Federata e Futbollit e Kosovës e publikuar orarin e ndeshjeve të javës së 26-të në Ipko Superligë. Tri ndeshje do të zhvillohen të mërkurën dhe tri të tjera të enjten. Kësaj radhe ndeshjet do të fillojnë në orën 16:45. Edhe kjo javë pritet të sjellë ndeshje tejet interesante, ku pa dyshim veçohet dueli i mbijetesës në Mitrovicë ndërmjet Trepçës’89 dhe Flamurtarit, si dhe përballja në Podujevë, Llapi – Prishtina.
Ipko Superliga
E mërkurë
16:45 – Vushtrria-Drita
16:45 – Trepça’89-Flamurtari
16:45 – Dukagjini-Gjilani
E enjte
16:45 – Llapi-Prishtina
16:45 – Ferizaj-Ballkani
16:45 – Feronikeli-Drenica