Skuadra e Prishtinës ka ‘blinduar’ dy talentët e ekipit, Erdin Dushi dhe Dhurim Zhuri.
Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e Prishitnës minuta më parë, përcjell Gazeta Olle.
Dy futbollistët vijnë nga skuadra juniore e Prishtinës.
Më poshtë njoftimi zyrtar:
Klubi provon dy të rinj me kontrata profesionale
Dhurim Zhuri dhe Erdin Dushi nënshkruajnë kontrata dyvjeçare
Prishtinë, 22 qershor 2020 – FC Prishtina vazhdon të promovoj futbollistë të rinj nga Shkolla e futbollit të FC Prishtina. Pas Ermal Vitisë, sot kanë nënshkruar kontrata dyvjeçare edhe dy të rinjtë, sulmuesi Dhurim Zhuri dhe mbrojtësi, Erdin Dushi.
Dy këta futbollistë të rinj të skuadrës së re juniore, pas disa muajsh stërvitje me skuadrën e parë, u promovuan me kontrata profesionale.