Fitorja e Dritës ndaj Ferizajt (2:0) në sfidën që hapi javën e 25-të të IPKO Superligës së Kosovës ka shtuar presionin ndaj skuadrave tjera që synojnë titullin e kampionit.
Në orën 17:00 do të jetë radha e Gjilanit të Gentian Mezanit, skuadrës që për momentin pozicionohet në vendin e 4-t, por është ende në garë për titullin për t’iu kundërpërgjigjur Dritës. Sfidë e lehtë në letër për “skifterat” që presin në shtëpi Vushtrrinë që vetëm matematika e mban ende në elitë.
Po në orën 17:00 një sfidë me plot rivalitet pritet të jetë ajo mes Drenicës dhe Flamurtarit me vendasit që do të tentojnë suksesin e radhës për të mos rrezikuar qëndrimin.
Në orën 19:00 në “Fadil Vokrri”, Prishtina pritet të ketë formalitetin e radhës teksa pret skuadrën e vendit të fundit Dukagjinin, sfidë në të cilën kryeqytetasit do të tentojnë një fitore me goleadë.
Çiftet:
Drita – Ferizaj 2:0
E shtunë:
Gjilani – Vushtrria
Drenica – Flamurtari
Prishtina – Drenica
E diel:
Feronikeli – Llapi|
Ballkani – Trepça ‘89