No menu items!
Ballina SUPERLIGA MEZANI: SHPRESOJ QË QEVERIA SË SHPEJTI T'I LEJOJË TIFOZËT NË STADIUME

MEZANI: SHPRESOJ QË QEVERIA SË SHPEJTI T’I LEJOJË TIFOZËT NË STADIUME

Kryetrajneri i Gjilanit, Gentjan Mezani, ka mbetur i kënaqur me fitoren të cilën e realizuan të besuarit e tij në duel me Vushtrrinë (3-0), raporton Gazetasheshi.

Tekniku i ‘kuqebardhëve’ thekson se fitorja ishte e rëndësishme, pasi që Vushtrria është një kundërshtarë tejet i papërshtatshëm, duke marrë parasysh mënyrën se si ka luajtur në ndehshjet e fundit.

“Vushtrria nuk është një skuadër e lehtë për ta mposhtur, pasi që është një skuadër pa presion dhe me futbollistë të ri që kërkojnë të dëshmojnë vetën. E morëm më stresuese pjesën e dytë, pasi që kundështari fitoi disa minuta terren, por me realizimin e golit të dytë morën gjërat nën kontrollë dhe mbyllëm me sukses ndeshjen”, deklaroi Mezani për “Super Sport Kosova”.

Më pas Mezani ka folur edhe për mungesën e tifozëve në shkallët e stadiumit, teksa ka kërkuar mirëkuptim nga institucionet qendrore për t’i lejuar ata të futen brenda, pasi që duke qëndruar në objektet afër stadiumit mund ta rrezikojnë edhe veten e tyre.

“Ne luajmë për veten tonë natyrisht sepse jemi profesionistë por luajmë edhe për tifozët. Gjej rastin t’i falenderoj tifozët, pasi që na kanë mbështetur vazhdimisht. Janë një forcë e madhe për ne vazhdimisht. I falenderoj për mbeshtetjen, pasi që janë lojtari i 12-të. Shpresoj që qeveria do të marrë një vendim të shpejtë për t’i lejuar tifozët të futen brenda stadiumeve. Tifozët mund të mbajnë distancën më shumë se në stadium, se të vendosen në objekte pranë stadiumit, pasi që e rrezikojnë edhe shëndetin e tyre”, ka përfunduar Mezani.

Në kuadër të javës së 26-të të Superligës, skuadra e Gjilanit udhëton drejt Klinës për t’u përballur me Dukagjinin.

Me 48 pikë, aktualisht Gjilani ndodhet vetëm katër pikë prapa liderit Drita.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

FFK me projekt të ri për futbollin e femrave, subvencionohen lojtaret dhe trajnerët

Sot në ambientet e FFK-së është mbajtur një takim me përfaqësuesit e klubeve të femrave të Ligës së Parë dhe Ligës U16....

7 vjet nga miqësorja që theu barrierat – Ademi: Datat si kjo na motivojnë për suksese

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi ka rikujtuar nëpërmjet një shkrimi ditën e miqësores së parë zyrtare kundër Haitit, e cila ishte zhvilluar më 5...

Fitojnë Ballkani e Trepça ‘89

Ballkani dhe Trepça ’89, kanë shënuar fitore identike në ndeshjet e xhiros së 23 të Superligës së Kosovës në futboll. Skuadra e Ballkanit e...

Ish-futbollisti i Kosovës parashikon: Bledi Shkëmbi apo Bledar Devolli, humbja njërin mund ta lë pa punë

Elita e futbollit kosovar sot sjell një ndeshje jashtëzakonisht interesante dhe të fortë. Fjala është për përballjen Ballkani – Drenica e cila luhet në Suharekë...

Recent Comments