Gjilani dhe Flamurtari kanë shënuar fitore të mëdha ndaj Vushtrrisë e Drenicës.
Në Gjilan, skuadra me po të njëtin emër, fitoi me rezultatin 3:0 ndaj vushtrriasve.
Ndërsa, në ‘Bajram Aliu’, Flamurtari befasojë Drenicës vendase me rezultatin 2:1.
Pas ndeshjes trajneri i Flamurtarit, Sunaj Keçi për Supersport është shprehur shumë i lumtur për fitoren, por e ka pranuar se deri në fund ka edhe shumë ndeshje.
“Ne kemi pasur më shumë pushim sesa Drenica e cila luajti edhe për Kupë për Prishtinën dhe këtë e kemi shfrytëzuar. Këtë fitore ja dedikojmë presidentit të klubit për mbështetjen që po jep”.
“Sa i përket ndeshjes kemi mundur të shënojmë edhe gola të tjerë pasi kishim raste të qindpërqindta, por ja që në fund pranuam gol dhe rrezikuam por fatmirësisht e fituam. Tash na pret ndeshja me Trepçën’89 dhe edhe atje shkojmë për fitore”, ka thënë Keçi.