Gjilani ka shënuar fitore të lehtë në duel me Vushtrrinë në kuadër të javës së 25-të në Ipko Superligë. Ndeshja e zhvilluar në Gjilan u mbyll me shifrat 3:0. Kësisoj, skuadra e Gentian Maganit e mban hapin me skuadrat e tjera të kreut në garën për titull të kampionit. Golat për gjilanasit i shënuan Muamer Svraka, Franc Veliu dhe Keita Razak. Ndërkohë, fitore tejet të rëndësishme në garën për mbijetesë ka realizuar Flamurtari si mysafir, duke e mundur Drenicën, me shifrat 2:1. Autorë të golave për kuqezinjtë e kryeqytetit ishin Shend Kelmendi dhe Adem Maliqi, derisa golin e vetëm për drenicasit e realizoi Alban Shillova nga penalltia në minutat shtesë të ndeshjes. Tani Flamurtari e përforcon pozitën e 8-të me 32 pikë, dy më pak se Drenica që gjendet një pozitë më lart.