No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR POLICIA IA KONFISKON MAKINËN LUKSOZE POGBAS

POLICIA IA KONFISKON MAKINËN LUKSOZE POGBAS

Paul Pogba është ndaluar nga policia, një ditë para se të rikthehej në stërvitje me Manchester United. Bëhet fjalë për një shkelje jo shumë të rëndë dhe francezi pritet vetëm të gjobitet. Shkak janë bërë targat e makinës së tij, Rolls Royce Wraith Black Badge.

Policia ia ka sekuestruar mjetin luksoz, që kushton 330 mijë sterlina. Pogba ishte në shkelje të ligjit, pasi nuk e kishte regjistruar makinën në Britaninë e Madhe. Ligji thotë, që për çdo makinë që hyn në Angli dhe qëndron më shumë se gjashtë muaj brenda një viti, atëherë duhet të pajiset me targa më Mbretërisë së Bashkuar.

Rolls Royce i Pogba është sekuestruar për momentin dhe pritet që mesfushori ta tërheqë. Për shkeljen e bërë do të dënohet me 150 sterlina gjobë, si dhe me 20 sterlina të tjera për çdo ditë që ajo qëndron e bllokuar. Francezi mund ta marrë makinën brenda shtatë ditësh. /abcnews

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Faqja e UEFA-s ia uron ditëlindjen Arbër Zenelit me një video nga het-triku ndaj Azerbejxhanit

Faqja zyrtare e UEFA-s në Twitter ia ka uruar ditëlindjen sulmuesit Arbër Zeneli me anë të një video nga het-triku i tij i paharrueshëm...

Joshua provokon Fury: E pres në duel, ai e di që unë jam “shefi”

Boksieri britanik Anthony Joshua, kampion bote në peshën e rëndë (kategoritë IBF, WBA e WBO) u shpreh se është i gatshëm të duelojë kudo...

Ja kush janë 10 futbollistët më të shtrenjtë në botë

“KPMG Football Benchmark” ka përpiluar listën e 10 futbollistëve më të shtrenjtë në botë, duke përjashtuar sulmuesin norvegjez të Borussia Dortmund, Haaland, çmimi i...

Telashe të mëdha për Boateng; po hetohet se dhunoi ish-të dashurën, e cila u vetëvra më pas

Jerome Boateng po hetohet nga Prokuroria Publike e Mynihut për plagosje të Kasia Lenhardt, ish-të dashurës së tij, e cila bëri vetëvrasje dy javë...

Recent Comments