No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR DUKA: KUMBULLA E ARDHMJA JONË

DUKA: KUMBULLA E ARDHMJA JONË

Armand Duka është kthyer në një personazh edhe në Itali. Pse të mos ndodhë, kur trajnerët për kombëtaren i përzgjedh pikërisht nga vendi fqinj dhe tashmë është edhe pjesë e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s. I njohur si një milanist, kreu i FSHF i gëzohet fitores së Napolit në Kupën e Italisë për shkak të Gennaro Gattusso. Një batutë edhe për Ronaldon, që sipas Dukës ka nisur ta ndjejë moshën. Sigurisht një shaka dhe më pas fokusohet te hallet e futbollit tonë, kombëtarja, shqiptarë protagonistë në Serie A, si Marash Kumbulla e Igli Tare, e për ta mbyllur me trajnerin Edoardo Reja. Gjithçka e shprehur në intervistën e dhënë për Tuttomercatoweb Radio.

– President, si po shkojnë gjërat në Shqipëri?
– Kemi rinisur kampionatet, por me dyer të mbyllura. Futbolli pa spektatorë nuk është i bukur, por e bëjmë për të mirën e futbollistëve. Po e mbyllim kampionatin me shpresën, që të bëjmë edhe disa ndeshje me tifozë në stadiume. Megjithatë, tani që ka disa raste të reja me Covid-19, per momentin synojmë të mbyllim sezonin. I kemi rihapur të gjitha kategoritë.

– Çfarë mund të thoni për Kumbullën?
– Një mbrojtës i mirë, luan në kombëtare dhe përfaqëson të ardhmen tonë.

– Flitet se mund të shkojë tek Interi. Sipas jush, a është djaloshi gati për këtë hap të madh?
– Është akoma i ri, vetëm 20 vjeç, nuk e di nëse në një skuadër të madhe do të ishte menjëherë titullar, por me siguri mund të rritet edhe më shumë. Këtë vit te Verona ka treguar një personalitet të madh dhe të bën të mendosh që mund të shndërrohet në një “top-player”. Di që interesohet dhe Juventus, ka qenë dhe Napoli në janar… Për ne është e rëndësishme, që ai të luajë gjithmonë për 90 minuta, kudo ku ai zgjedh të luajë, kështu mund të jetë edhe në formë edhe për Kombëtaren.

– Tani është një sfidë direkte mes Juves dhe Lazios. Ju shqiptarët, gjithashtu keni përfaqësues edhe në Romë…
– Drejtori është i yni. Edhe portieri, Strakosha. Prej disa vitesh Lazio po luan mjaft mirë dhe në këtë kampionat po bën diçka të mrekullueshme: mund të luajë shanset e veta deri në fund. Nuk e di se në çfarë forme do të jenë pas ndërprerjes, por para fillimit të pandemisë ishin vërtetë në formë të shkëlqyer. Shpresojmë të jenë mirë dhe Strakosha të mos pësojë asnjë gol.

– Çfarë mendoni për Igli Taren?
– Mendoj se ai është i aftë të arrijë suksesin si në Itali, ashtu edhe në Evropë. Ka gjetur lojtarë të mirë, duke ndërtuar një skuadër të aftë për të marrë rezultate të mira. Madje, edhe ekonomikisht ka bërë punë shumë të mirë: është e gjitha meritë e tij.

– Ju e doni Italinë. Çfarë mund të na thoni për trajnerin Reja?
– Edi është një trajner i madh, ka eksperiencë dhe shumë ndeshje në karrierë. Kemi shumë shpresa, që me të në stol të kualifikohemi në një turne madhor, duke përsëritur atë çfarë ka bërë heroi ynë Gianni De Biasi, të cilin e do i gjithë populli shqiptar.

– Si ndryshon kalendari i Kombëtares shqiptare?
– Mbetet thuajse i njëjti, në shtator do të kemi dy sfida të Nations League dhe pastaj tre në tetor, dy të Nations League dhe një miqësore për ne që nuk jemi në “play-off”. Të organizosh miqësore para kësaj date është e pamundur, pasi nuk gjen data. 

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Bunjaku shpalos detajet e projektit VAR: FIFA na ka përgëzuar për punën e bërë

VAR-i në Kosovë do të bëhet realitet në një të ardhme të afërt. Edhe pse ka të tillë që ende nuk besojnë...

Statovci: Nuk e di çfarë kërkojnë klubet pa stadiume në Superligë!

Ish-futbollisti i njohur kosovar, Faruk Statovci, tani në rolin e analistit ka kritikuar klubet e vogla, e sidomos ato që nuk kanë...

Munishi jep vlerësimin e tij për rastin diskutabil te Prishtina-Llapi

Ismet Munishi ka folur për rastin diskutabil në ndeshjen Prishtina – Llapi. Llapjanët janë ankuar në një penallti të...

Boshnjaku: Rezultatet na mundësojnë të luftojmë për dy trofetë

Me fitoren e Dritës ndaj Feronikelit të dielën (sot) ka përfunduar edhe java e 23-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Recent Comments