No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR FFK-JA NIS BISEDIMET ME AMIR SHAIPIN, ASTRIT SELMANIN DHE ALDIN TURKESIN

FFK-JA NIS BISEDIMET ME AMIR SHAIPIN, ASTRIT SELMANIN DHE ALDIN TURKESIN

Andi Zeqiri është futbollisti i fundit që ka pranuar të luajë për përfaqësuesen e Kosovës.

Rrugën e tij pritet ta ndjekin edhe portieri Amir Shaipi dhe dy sulmuesit Astrit Selmani dhe Aldin Turkes. Bisedimet me të tre futbollistët i ka konfirmuar të enjten për “KOHËN” një zyrtar i lartë i Federatës së Futbollit të Kosovës.

“Kemi filluar bisedimet me të dy futbollistët Astrit Selmanin dhe Aldin Turkesin, derisa për Amir Shaipi parimisht është pajtuar të na bashkohet, por ka mbetur që kryetari Agim Ademi të udhëtojë për t’u takuar me të. Ka qenë e paraparë më herët, por shkaku i pandemisë është shtyrë udhëtimi.

Mirëpo, në momentin e parë që do të ketë lëvizje të lirë, kryetari Ademi do të udhëtojë drejtë Zvicrës. Besojmë se marrëveshja do të arrihet që këta tre futbollistët t’i bashkohen Kosovës”, ka thënë zyrtari i FFK-së në kushte anonimiteti. Portier Shaipi, i gjatë 194 centimetra, është pjesë e Schaffhausenit që garon në Kategorinë e Dytë të Zvicrës. 19-vjeçari është edhe reprezentues i U-21 të Zvicrës.

Edhe sulmuesi Turkes është pjesë e klubit zviceran të Kategorisë së Dytë, Lausanne, derisa më herët ka qenë pjesë kategorive të reja të Zvicrës dhe së fundit 24-vjeçari ka luajtur një ndeshje për Shpresat e Bosnjës. Ndërkohë, Selmani në elitën e Suedisë ka debutuar me dy gola dhe një asistim në fitoren e Varbergsit kundër Helsingborgut me rezultatin 3:0. 23-vjeçari nuk është paraqitur për asnjë shtet.

Po i njëjti burim ka konfirmuar se ka pasur bisedime edhe me mesfushorin shqiptar të Maqedonisë së Veriut, Pajtim Kasami dhe po ashtu edhe me futbollistin e ri Lindrit Shala. “Të gjithë futbollistët janë përcjellë nga stafi i ekipit kombëtar të Kosovës në krye me përzgjedhësin Bernard Challandes”, ka thënë burimi i gazetës.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Shpërthen Pirlo: Shikoni ndeshjet dhe pastaj komentoni, do më tregoni ju se çfarë duhet të bëj?!

Zhgënjimi për barazimin ndaj Veronës ka qenë i madh në kampin e Juventusit dhe kjo gjë u pa qartë edhe te trajneri Andrea Pirlo,...

Klopp do të largohet nga Liverpool, kjo është oferta që e josh!

Kohës së Jurgen Klopp në krye të Liverpoolit duket se po i vjen fundi. Kjo është ajo që bëjnë me dije mediat angleze, sipas...

Superliga vazhdon sot me dy ndeshje, derbi zhvillohet në Podujevë

Sot do të zhvillohen dy ndeshjet e radhës në kuadër të javës së 22-të në Superligën e Kosovës në futboll. Kampioni në fuqi, Drita, pritet...

Bayern blindon talentin, arrin akordin për rinovimin e kontratës

Para pak ditësh Gjermania mundi të bindë Jamal Musiala të bashkohet me kombëtaren e “Panzerave” dhe jo të Anglisë. Mbrëmjen e djeshme ka pasur...

Recent Comments