No menu items!
Ballina SUPERLIGA HASHANI: TITULLI I KAMPIONIT DO TË SHKOJË NË GJILAN

HASHANI: TITULLI I KAMPIONIT DO TË SHKOJË NË GJILAN

Ish-futbollisti i mirënjohur i futbollit kosovar, Erdin Hashani, ka analizuar garën për titull të kampioanit në Superligë.

Gjatë intervistës ‘pa dorëza’ dhe pa ‘përgjigje diplomatike’, Hashani ka folur për të katër skuadrat që po e kërkojnë titullin e kampionit.

Ai ka zbuluar mendimin e tij, se titulli i kampionit do të shkojë në Gjilan!

“Mendoj se per titull të kampionit, pas rifillimit të kampionatit, janë Drita dhe Prishtina, por mos të harrojmë edhe Gjilanin. Pavarësisht që nuk ka pasur nje start të mirë Gjilani, ata kanë skuadër të mirë. Sa i përket Prishtinës tash duhet ta shohim Prishtinën e vërtetë, sepse këto ndeshje nuk është se i ka pasur kundershtarët e fortë apo të nivelit të përafërt me Prishtinën”, thotë Hashani për Gazetën Olle.

Trajneri i tanishëm i Vllaznisë së Pozharanit, me të cilën i ka skaduar marrëveshja, i jep përparësi ish-skuadrës së tij, Drita.

“Drita është skuadra që i ka kaluar dy kundërshtarët shumë të fortë në këto dy ndeshje, e sidomos me Trepçën ’89. Me atë fitore dhe me atë lojë që e kanë zhvilluar, ka treguar se është tamam një skuadër që duhet me u bërë kampione. Për mendimin tim, titulli do të shkojë në Gjilan”.

Mbrojtësi që ka luajtur edhe në Shqipëri, ndalet pak më shumë tek Ballkani, i cili tani po merret më seriozisht nga kundërshtarët.

“Ballkani e ka shumë më të vështirë këtë rifillim të kampionatit, sepse më nuk e shohin Ballkanin si skuadër të vogël, por si një skuadër shumë të fortë dhe qasja ndaj Ballkanit është shumë më ndryshe. Qasja ndaj një skuadre të fortë edhe skuadrës jo të fortë është shumë më ndryshe, serioziteti i lojtarëve është më i madh dhe koncentrimi po ashtu shumë më i madh, plus shtoja kësaj vijën e sulmit, nuk e ka shumë me përvojë Ballkani dhe që ka ndikuar pak presioni tek futbollistët”, thekson Hashani.

Sipas tij, të luftosh për titull kampioni presioni është shumë më i madh. “Presioni është shumë i madh dhe këtu dallohen lojtarët që kanë përvojë, sepse përvoja e bënë diferencën në këso raste. Nuk e mohoj që kanë kualitet vija e sulmit të Ballkanit, por ndoshta po e penalizon përvoja e tyre”.

Deri në fund të kampionatit janë edhe nëntë javë. Drita është e para me 49 pikë, e ndjekur nga Prishtina me 47, Ballkani 46 dhe Gjilani 45. 

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Mbrëmje ferri për Napolin e Amir Rrahmanin, eliminohen nga Europa League

Napoli i ka dhënë fund aventurës në Ligën e Europës pasi janë eliminuar nga Granada me rezultat të përgjithshëm 2:3.

Ajo që ndodhi në Bullgari ishte e turpshme, boksieres kosovare i vidhet fitorja

Boksierja kosovare Donjeta Sadiku, ka mbetur sot pa medalje në turneun ndërkombëtar “Strandja” që u mbajt në Sofje të Bullgarisë.

Tovërlani nuk dëshiron t’i komentojë rezultatet e “Niklit”: Zyrtarët e klubit e dinë më mirë se çka po ndodh

Feronikeli sot ka pësuar një humbje të rëndë duke u mposhtur në fushën e vetë nga rivali lokal Drenica me rezultat 1:3.

Duro ankohet sërish në referim

Drenica ka triumfuar në derbin drenicak ndaj Feronikelit me rezultat 1:3. Kreshnik Uka realizoi dy gola për mysafirët, kurse Frashëri shënoi një tjetër për...

Recent Comments