No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR FUTBOLLI ANGLEZ RIKTHEHET ME KËTË SUPERNDESHJE

FUTBOLLI ANGLEZ RIKTHEHET ME KËTË SUPERNDESHJE

Premier League është kampionati i radhës që rinis pas pezullimit për shkak të Covid-19. Gara rinis me një super përballje Manchester City-Arsenal. Pep Guardiola dhe Mikel Arteta dikur bashkëpunëtorë, tashmë rivalë.

Tekniku katalanas nuk mund të ndihet komod në një sezon ku distanca me Liverpoolin kryesues është 25 pikë edhe pse me një ndeshje më pak. Për të rikuperuar distancën duket totalisht e pamundur, por të paktën objektivi është për ta zvogëluar disi atë ose kampionati të mbyllet me një seri rezultatesh pozitive.

Situata nuk është aspak pozitive tek Arsenali, aty ku “Topçinjtë” e Londrës vuajnë mungesën e rezultateve dhe për më tepër e shohin veten larg zonës evropiane.

Në “Etihad” Arsenali ka plot 3 vite që largohet me kokën ulur, fitorja e fundit në kampionat daton në janar të 2015-ës. Në kampionat në ndeshjet në udhëtim, londinezët e kanë harruar shijen e fitores, 5 barazime dhe vetëm 1 fitore ndaj West Hamit.

Ndërkohë Citizens në ndeshjet në shtëpi i kanë si një armë më tepër me 4 fitore në kampionat, 1 barazim dhe 1 humbje. Interesant është fakti për t’u parë sesi skuadrat do të jenë në aspektin fizik pas një pauze kaq të gjatë edhe pse përgatitjet në Angli në mënyre individuale kanë nisur që më 27 prill.

Në një situatë të tillë është e vështirë të bëhen parashikime se cila prej skuadrave do të arrije të shfaqet më mirë, por sigurisht ajo që dihet është fakti se të dyja ekipet duan ta rinisin kampionatin me një fitore.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Barcelona bën mrekullinë ndaj Sevillas, feston edhe Leipzig në Gjermani

Barcelona ka bërë përmbysjen e madhe kundër Sevilla dhe është kualifikuar në finalen e Kupës së Spanjës. Katalanasit triumfuan me rezultatin 3-0 në ndeshjen...

Milani i shpëton humbjes në minutën e fundit të ndeshjes

Milani e ka bërë një hap mbrapa në luftën për titullin e Serie A-së. “Rossonerët” kanë qenë sonte nikoqirë...

Insigne pas ndeshjes shpërthen keq me shokët e ekipit dhe trajnerin Gattuso

Lorenzo Insigne shumë i zemëruar me shokët e tij të skuadrës për mënyrën se si përfundoi Sassuolo-Napoli 3-3. Skuadra e De Zerbi rrëmbeu barazimin për...

Celina nuk e shpëton Dijonin nga humbja e radhës në Ligën 1

Dijoni vazhdon të ketë rezultate negative në elitën e futbollit francez. Në ndeshjen e vlefshme të javës së 28-të...

Recent Comments