Drita ka realizuar fitore të rëndësishme në kuadër të IPKO Superligës së Kosovës në futboll.
Në ndeshjen e zhvilluar në “Riza Lushta”, skuadra e Ardian Nuhiut ka mposhtur Trepçën’89 me rezultat të pastër 0:2.
Xhevdet Shabani (’17) dhe Kastriot Rexha (’69) kanë shënuar golat e fitores për skuadrën gjilanase.
Nga ana tjetër, Trepça’89 ka luajtur me një lojtar më pak nga minuta e 81-të pas përjashtimit me të kuq të Asare.
Me këtë fitore, Drita rikthehet në vendin e parë në tabelë pas 24 javësh, me 49 pikë të tubuara, kurse 89-shi mbetet në vendin e nëntë me 27 pikë.
Nga ana tjetër, Gjilani e ka mposhtur lehtësisht Ferizajn si mysafir me rezultat bindës, 0:3.
Gerhard Progni (‘2), Nikac (’31) dhe Fiton Hajdari (’52) shënuan golat e fitores për Gjilanin.
Me këtë fitore, Gjilani mbetet në vendin e katërt me 45 pikë të tubuara, teksa Ferizaj në vendin e dhjetë me 25 pikë.