No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR HOMAZHE TEK VARRI I LEGJENDËS; KONTRIBUTI I TIJ VLERËSOHET I JASHTËZAKONSHËM

HOMAZHE TEK VARRI I LEGJENDËS; KONTRIBUTI I TIJ VLERËSOHET I JASHTËZAKONSHËM

Presidenti Agim Ademi së bashku me anëtarët e Komitetit Ekzekutiv, sekretarin e përgjithshëm Eroll Salihu, administratën e FFK-së, ish-futbollistë e miq si dhe me drejtuesit e grupit të tifozëve “Dardanët”, kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur buqeta lulesh tek varri i ish-presidentit Fadil Vokrri, në dyvjetorin e ndarjes nga jeta të Legjendës. Homazhe kanë bërë edhe ministrja për Kulturë, Rini e Sport, Vlora Dumoshi dhe ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, por edhe dashamirë të shumtë të ish-presidentit Vokrri.

Me këtë rast presidenti Ademi vuri në pah se Vokrri ishte një njeri me vlera të larta dhe me kontribut të jashtëzakonshëm për futbollin e Kosovës dhe se do të jetë frymëzim për gjenerata të tëra. “Sot është një ditë dhimbjeje por edhe krenarie për ne, sepse është dyvjetori i vdekjes së Legjendës dhe ish-presidentit tonë, Fadil Vokrri. Kontributi i tij është i paharrueshëm, ku përveç fushës së gjelbër ai ka treguar aftësitë e tij edhe në tavolina, sidomos në ato ndërkombëtare ku me sharmin dhe sinqeritetin e tij ka bërë që të jetë i dashur për të gjithë dhe të arrijmë deri këtu. Në këtë ditë, krahas dhimbjes e kemi edhe krenarinë, sepse njerëzit e mëdhenj siç është Fadil Vokrri nuk vdesin kurrë. Shpresoj se do t’i kryjmë obligimet tona për futbollin, pasi synimi është kualifikimi në Kampionatin evropian. Vokrri thjesht është frymëzim për të gjithë futbollistët. Është njeriu që na ka bashkuar dhe besoj që emri i tij sërish do të na bashkojë, sepse ai ka qenë unifikues dhe gjithmonë do të jetë i tillë. Ne, do të vazhdojmë me punën tonë sepse futbolli tashmë është bërë krenaria e këtij populli”, ka thënë presidenti Ademi.

Ministrja Dumoshi e vlerësoi kontributin e Vokrrit në të gjitha etapat, e veçmas në anëtarësimin e Kosovës në UEFA e FIFA. “Vokrri ka qenë një njeri shumë i madh, i cili ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për sportin në Kosovë në faza të ndryshme të jetës së tij, e veçmas në kohën e fundit kur arriti ta anëtarësojë FFK-në në UEFA e FIFA. Kontributi i tij është i jashtëzakonshëm dhe ne si MKRS gjithmonë do ta mbështesim amanetin e tij që sportin ta dërgojmë në nivele sa më të larta”, është shprehur ministrja Dumoshi.

Ndërkaq, sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu ka thënë se ikja e hershme e presidentit Vokrri ka qenë një goditje e madhe për të dhe të gjithë ata që janë pjesë e futbollit. “Me Fadilin nuk na ka lidhur vetëm puna, por kemi qenë edhe shokë shumë të afërt. Vokrri ka qenë dhe mbetet Legjendë e futbollit, por jo vetëm aq. Të jesh futbollist i mirë nuk do të thotë të jesh edhe lider i mirë, por Fadili ka qenë njeri me zemër të bardhë dhe me mendje të shëndoshë. Ai ka qenë një diplomat, një njeri në vendin e duhur. I kam kaluar 11 vite intensive afër tij dhe vërtet gjatë kësaj periudhe e kam parë sa i aftë ka qenë të përfitojë miq në botë dhe sot e kësaj dite e gëzojmë atë punë që ai e ka bërë. Për sa të ekzistojë futbolli dhe jeta, Fadil Vokrri do të jetë figura më e rëndësishme”, ka thënë Salihu.
Ish-presidenti Fadil Vokrri ndërroi jetë më 9 qershor të vitit 2018 pas një infarkti në zemër, për të kaluar në përjetësi si Legjendë.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Shokohet Serbia: Futbollisti i njohur refuzon të luajë për Serbinë zgjedh një kombëtare tjetër

“Çfarë tronditje! Uros Djurdjevic, sulmuesi i Sporting Gijon dhe një ish-anëtar i ekipeve kombëtare të juniorëve të Serbisë, do të luajë për...

FC Prishtina fiton për herë të dytë turneun “Adem Jashari” 

FC Prishtina e ka fituar për herë të dytë trofeun e turneut tradicional në futsall “Adem Jashari”. Në ndeshjen finale të edicionit të 12-të...

FFK me projekt të ri për futbollin e femrave, subvencionohen lojtaret dhe trajnerët

Sot në ambientet e FFK-së është mbajtur një takim me përfaqësuesit e klubeve të femrave të Ligës së Parë dhe Ligës U16....

7 vjet nga miqësorja që theu barrierat – Ademi: Datat si kjo na motivojnë për suksese

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi ka rikujtuar nëpërmjet një shkrimi ditën e miqësores së parë zyrtare kundër Haitit, e cila ishte zhvilluar më 5...

Recent Comments