Ipko Superliga e Kosovës ka nisur me ndeshjen e parë kampionale, pas një pauze të detyruar prej afër tre muajve, për shkak të Covid-19, shkruan Sheshi.
Në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ të Podujevës, Llapi e ka mundur Dukagjinin me rezultatin 4:1.
Ndërsa sot do të zhvillohen dy ndeshjet e radhës në Ipko Superligë e ku takohen Drita – Flamurtari dhe Feronikeli – Vushtria.
Të dy ndeshjet fillojnë nga ora 16:00.