No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR FFK REAGON PËR SHPIFJET NDAJ EROLL SALIHUT

FFK REAGON PËR SHPIFJET NDAJ EROLL SALIHUT

Federata e Futbollit të Kosovës shpreh shqetësimin e saj në lidhje me fushatën denigruese, shpifëse dhe qëllimkeqe të cilën kanë filluar ta zhvillojnë disa media kundër Sekretarit Gjeneral të Federatës së Futbollit të Kosovës, z. Eroll Salihu, se kinse ndaj të njëjtit kanë filluar hetimet nga organet e rendit.

Ne si Federatë e Futbollit të Kosovës, ndjejmë obligim t’iu njoftojmë se ndaj Sekretarit Gjeneral në Federatën tonë,  z. Salihu, nuk ka filluar asnjë procedurë hetimore penale nga organet e rendit. Këto lajme të cilat po qarkullojnë nëpër këto mediume nuk përfaqësojnë asgjë të vërtetë, por janë vetëm shpifje të radhës. Kjo mënyrë e të bërit lajm pa poseduar asnjë provë dhe fakt, nuk ka të bëjë asgjë me të vërtetën. 

Pra, këto publikime, janë vetëm shpifje të orkestruara nga disa grupe përmes mediumeve të caktuara të cilat kanë për qëllim të dëmtojnë imazhin e Federatës së Futbollit të Kosovës dhe kësisoj të pengojnë punën e z. Salihu dhe Federatën e Futbollit të Kosovës.

Jo rastësisht ky shkrim është publikuar të premten në mbrëmje, në kohën kur institucionet e kanë përfunduar orarin e punës, për të qenë e pamundur të nxirret dokumenti nga policia dhe hetuesia që dëshmon se nuk ka asgjë të vërtetë për këto pretendime të këtij portali shpifës.

Po ashtu, ky shkrim denigrues është nxjerrë në fundjavën e parë të rikthimit të futbollit, me qëllim që të jetë temë e diskutimeve në emisionet sportive të fundjavës si përpjekje për të denigruar imazhin dhe personalitetin e Sekretarit Gjeneral dhe të FFK-së në përgjithësi.

Me qëllim që kjo fushatë denigruese, shpifëse dhe qëllimkeqe të mos vazhdojë më tutje, ne si Federatë e Futbollit të Kosovës, kemi angazhuar avokatët për të ndërmarrë veprimet e nevojshme ligjore ndaj portalit Indeksonline dhe mediave të tjera të cilat publikojnë lajme të pavërteta kundër Federatës së Futbollit të Kosovës përkatësisht sekretarit të saj z. Eroll Salihu.

Me respekt,

Federata e Futbollit e Kosovës

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Flet i pari i FFK-së: Asnjë lojtar nuk na ka refuzuar; Kosova i ka vetëm dy uniforma shpirtërore!

Muaji mars është muaji në të cilin Kombëtarja e Kosovës në futboll do t’i zhvillojë tri sfida shumë interesante. “Dardanët” do të ndeshen së...

Ponte Prizreni mposht Golden Yllin dhe bëhet lider

Ponte Prizreni e ka fituar kryendeshjen e javës së 22-të në Superligën e Kosovës në basketboll. Skuadra e drejtuar nga Arbnor Rifati ka fituar në...

Pasi solli në jetë binjaket, rikthehet në top formë prezantuesja e sportit Maki Bajrami

Ajo është një nga gazetaret dhe prezantueset më të njohura të sportit. Maki Bajrami mungoi për një kohë në...

Kapiteni besnik i Trepçës ‘89, “Muli” synon daljen në Evropë

Trepça ‘89 është ndër skuadrat me rezultatet më të mira në stinorin pranveror në Superligën e Kosovës në futboll. Fitorja 2:1 të premten kundër...

Recent Comments