No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR SOT PRISHTINA-DRENICA

SOT PRISHTINA-DRENICA

Ndeshja ndërmjet Prishtinës dhe Drenicës, e cila zhvillohet sot në orën 18:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet do të shënojë rikthimin e futbollit në Kosovë pas po thuajse tre muajsh.

Kjo ndeshje i takon fazës gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, teksa bardhekaltrit e kryeqytetit llogariten favoritë në letër. Se cila është forma e skuadrave dhe sa ka lënë pasoja pauza e gjatë për shkak të pandemisë mbetet të shihet.

Prishtina dhe Drenica deri tani në kuadër të kupës janë ballafaquar dy herë dhe në të dyja ndeshjet prishtinasit kanë fituar vetëm pas ekzekutimit të penalltive, në finale të Kupës më 2006 dhe në edicionin e kaluar në të gjashtëmbëdhjetën e finales në Skenderaj.

Ndërkohë, ndeshja tjetër gjysmëfinale do të zhvillohet të mërkurën në Suharekë, ku takohen Ballkani dhe Feronikeli. Kjo fazë e garave do të zhvillohet me ndeshje vajtje-ardhje, ku ndeshjet e kthimit janë programuar për 17 qershor.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Përballje gjigantësh në Ligën e Evropës

Sot në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti për 1/16 e finales së Ligës së Europës. Shorti ka sjellë...

KOK-u po përgatitet për një Kuvend të zjarrtë

Komiteti Olimpik i Kosovës përkatësisht Bordi Ekzekutiv ka caktuar dje datën e mbajtjes së Kuvendit zgjedhor në institucionin më të lartë të...

Mbrëmje ferri për Napolin e Amir Rrahmanin, eliminohen nga Europa League

Napoli i ka dhënë fund aventurës në Ligën e Europës pasi janë eliminuar nga Granada me rezultat të përgjithshëm 2:3.

Ajo që ndodhi në Bullgari ishte e turpshme, boksieres kosovare i vidhet fitorja

Boksierja kosovare Donjeta Sadiku, ka mbetur sot pa medalje në turneun ndërkombëtar “Strandja” që u mbajt në Sofje të Bullgarisë.

Recent Comments