No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR SOKOLI: DISA LOJTARË TË DRENICËS KANË MBIPESHË

SOKOLI: DISA LOJTARË TË DRENICËS KANË MBIPESHË

Trajneri i mirënjohur, Bylbyl Sokoli duke komentuar pjesëlojën e parë të ndeshjes së parë gjysmëfinale të Digitalb Kupës së Kosovës, ndërmjet Prishtinës dhe Drenicës ka theksuar se te skuadra nga Skenderaj disa lojtarë duket se janë në mbipeshë. “Edhe pse duhet matje për ta konstatuar, nga ajo çfarë pamë nga tribunat, mendoj se disa lojtarë të Drenicës janë mbipeshë, veçmas Mujkiq”, ka thënë Sokoli në një lidhje të drejtpërdrejt për RTK-në, transmeton Futbolli.info. Sipas Sokolit shihet që Drenica ngec në përgatitjen fizike dhe kjo me gjasë sipas tij ka ndodhur jo për shkak se futbollistët nuk kanë qenë aktiv sa duhet gjatë periudhës së pandemisë.
Ai tutje ka thënë se Prishtina me meritë e mbylli pjesën e parë në epërsi 2:0, teksa e vlerësoi skuadrën bardhekaltër si favorite për të kaluar në finale.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Dukagjini fiton derbin ndaj A&N, ja të gjitha rezultatet e Ligës së Parë!

Dukagjini ka triumfuar në kryendeshjen e javës, derisa e ka mposhtur skuadrën e A&N në udhëtim me rezultat 1-0. Fitore tejet të rëndësishme ka realizuar...

Llapi zbret Ballkanin nga froni

Llapi ia ka pamundësuar vazhdimin e kryesimit të kampionatit nga Ballkani. Fitorja e të dielës e ka vendosur Dritën në vendin e parë.  Llapi e ka...

Nuhiu thotë se Drita nuk është nën presion

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu e ka vlerësuar fitoren e arritur ndaj Besës së Pejës, të dielën (3:1). Kampionia në fuqi është kthyer te...

Drita i kthehet fitores dhe kalon në pozitën e parë

Drita e ka mposhtur Besën e Pejës me rezultat 3:1, në ndeshjen e javës së 22-të të Superligës së Kosovës në futboll. Gjilanasit arkëtuan...

Recent Comments