No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR GJYQTARËT TË GATSHËM PËR RIFILLIMIN E GARAVE

GJYQTARËT TË GATSHËM PËR RIFILLIMIN E GARAVE

Në prag të rifillimit të garave të futbollit në Digitalb Kupën e Kosovës dhe Ipko Superligë, Federata e Futbollit e Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, sot, në stadiumin “Fadil Vokrri” e ka organizuar testimin për Covid-19 për gjyqtarët e futbollit, vëzhguesit e gjyqtarëve si dhe për delegatët e ndeshjeve. Nga afër testimin për Covid-19 e ka përcjellë edhe presidenti Agim Ademi, i cili me këtë rast falënderoi stafin mjekësor të IKSHPK-së, por edhe drejtuesit e këtij institucioni dhe ata të Ministrisë së Shëndetësisë për bashkëpunimin e ngushtë në këtë periudhë të pandemisë dhe për mundësinë që ua dhanë klubeve të Superligës për t’u kthyer në gara. Presidenti Ademi me një fjalë rasti iu drejtua edhe gjyqtarëve të pranishëm për të cilët uroi që testimi për Covid-19, por edhe testet e tyre fizike të rezultojnë të suksesshme, derisa kërkoi nga të gjithë që të jenë maksimalisht vigjilentë dhe autoritativ gjatë ecurisë së ndeshjeve në mënyrë që ecuria e kampionatit të jetë krejtësisht reale.
Pas përfundimit të testit për Covid-19, Komisioni i Gjyqtarëve e ka realizuar edhe testimin fizik për gjyqtarët, duke pasur parasysh pushimin e gjatë të garave. Testit fizik intervalor, i cili është normë e përcaktuar nga FIFA, iu nënshtruan 46 gjyqtarë dhe asistentë, ku të gjithë gjyqtarët e kaluan testin me sukses. Komisioni i Gjyqtarëve është ndarë tejet i kënaqur me përgatitjen fizike të gjyqtarëve dhe është i bindur se edhe drejtësia në ndeshje do të jetë maksimale.
Ndërkohë, në ambientet e stadiumit ‘Fadil Vokrri’, Komisioni i Garave e ka mbajtur një takim me delegatët e ndeshjeve të Superligës, ku është kërkuar mobilizim për ecuri sa më të mbarë të kampionatit, si dhe respektimi në përpikëri i udhëzimeve të institucioneve shëndetësore gjatë ndeshjeve në këtë periudhë të pandemisë.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Pa gola në “Camp Nou”, Atletico frenon Barcelonën dhe Messin

Mbyllet pa gola supersfida Barcelona-Atletico Madrid. Dy skuadrat po garojnë për titullin kampion dhe dhuruan një betejë sportive në “Camp Nou”. Ekipi i Diego...

Shkodran Mustafi gjen golin e parë në Bundesliga me fanellën e Schalkes

Futbollisti shqiptar me pasaportë gjermane,  Shkodran Mustafi e ka realizuar golin e tij të parë në Bundesligë në fanellën e Schalken.

Shevchenko kujton ditën kur një Maldini 36-vjeçar e la pa fjalë

Andriy Shevchenko ka kujtuar disa momente nga e kaluara e tij te Milan në një lidhje me Sky Sport. “Te Milan kanë kaluar atletë të...

E krahasojnë me Fenomenin, ylli i Serisë A: Sa çereku i tij të isha…

Një vend i dytë për t’u siguruar që do të ishte një rezultat historik për Atalanta-n e tij, më pas një shikim drejt së...

Recent Comments