Shikuesit priten të jenë prezent në Mal të Zi, kjo pasi Kryeministri i këtij vendi, Dushko Markovic paralajmëroi një gjë të tillë në konferencën për shtyp gjatë ditës së hëne.
E gjitha se çfarë ka mbetur të diskutohet është numri i saktë i tifozëve që priten të lejohen në ngjarjet sportive, shkruan Gazeta OLLE.
‘PRO’ rikthimit të tifozëve në tribuna në kampionatin kosovar të futbollit është edhe trajneri i njohur që aktualisht drejton Drenicën, Gani Sejdiu.
“Mundësia më e vogël me qenë për lejimin e tifozëve në tribuna do kishte me qenë pozitive për të gjithë sepse duke i parë ndeshjet në Bundesliga, loja duket si fantazmë, disi artificiale”, tha fillimisht Sejdiu.
“Për këtë arsyeje unë mendojë se me pak organizim, me numër të kufizuar duke respektuar gjithsesi distancën sociale mundet me ju mundësua tifozëve të jenë të pranishëm edhe në stadiumet në Kosovë”, tha Sejdiu.
Sejdiu që drejton skuadrën e Drenicës që nga janari i këtij viti, do synojë mbetjen ne elitën e futbollit kosovar, pasi një gjë të tillë ende nuk e ka siguruar.
Ndërsa, është edhe pjesë e ndeshjes gjysmë-finale të Kupës së Kosovës, ku me 2 qershor do të luajë në ‘Fadil Vokrri’ ndaj Prishtinës.