No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR MURIQI: SHQIPËRIA SHEMBULLI YNË PËR TË ARRITUR NË EVROPIAN

MURIQI: SHQIPËRIA SHEMBULLI YNË PËR TË ARRITUR NË EVROPIAN

Sa përfundoi stërvitjen e radhës me Fenerbahcen, por nuk ngurroi të lidhej drejtpërdrejt me “FanZone”, në SuperSport, edhe pse në kushte jo fort të përshtatshme. Vedat Muriqi është shembulli se si mund të arrish majat në futboll duke u bazuar te puna, pa u tërhequr asnjë moment, përtej vështirësive të karrierës.

“Pandemia na penalizoi shumë, sa kishim marrë hovin dhe kisha performanca të mira individuale. Është më vështirë të përshtatemi si në fillim të kampionatit. Do të japim maksimumin edhe për ekipin. Ne e kemi pasur të vështirë të gjenim kohën për familjen. Kam gati 3 muaj që jam me bashkëshorten dhe djalin. Pandemia na ndihmoi në këtë aspekt. Jam stërvitur individualisht, “online”. U ndje mangësia e stërvitjes në këtë periudhë. Brenda 2 javëve besoj do të rikthehem në formën e duhur.

Zërat e merkatos: Unë jam te klubi më i madh të Turqi. Nuk flas dot për merkaton. Kam kontratë 3-vjeçare dhe Gjithçka varet nga klubi. Ai vendos, unë jam adhurues dhe tifoz i Fenerbahçes. Në fillim është dëshira e klubit, pastaj dëshira e Muriqit

Ngjitja e shkallëve në karrierë: Gjithmonë kam dashur të jem shembull për të rinjtë. Duhet shumë punë, futbolli kërkon shumë sakrifica. Në fillim të karrierës te Besa dhe Teuta kam sakrifikuar shumë. Mbaj mend fjalën e xhaxhait tim: Ti vetëm puno, se Zoti nuk ta humb djersën. Këtë këshillë kam për të gjithë brezin e ri.

Përvoja në Superiore: Te Teuta dhe Besa kam qenë 18 apo 19 vjeç. Kulmin e karrierës e kam arritur dy vitet e fundit. Asnjë trajner apo klub  nuk e largon lojtarin e mirë. Nuk kam qenë aq mirë në atë momente. Kam qenë punëtor dhe punova për të arritur gjithçka. Në atë kohë ka pasur shumë dallime mes futbollit shqiptar dhe atij kosovar. Ishte vështirë për mua që të përshtatesha. Nuk them që nuk më kanë vlerësuar. Nuk kam pasur fat dhe nuk i shfrytëzova rastet që më dhënë.

Interesim nga Milani dhe Interi? Është krenari të më krahasojnë me një sulmues si Ibra. Nuk jam unë ai që flas për transferimet. Dëshira ime nuk vlen, sepse fjalën kryesore e thotë klubi. Do të jap maksimumin deri në fund të kontratës.

Rinisja në Turqi:  Dy herë e kanë marrë vendimin që do nisë në 12 qershor. Nesër merret vendimi përfundimtar. Mund të vonohet edhe 1 javë më tepër dhe të fillojë më 19 qershor. Besoj se do të jemi gati.

Sfida e Kosovës me Maqedoninë e Veriut: Shembulli më i mirë është Shqipëria, nëse duam diçka ne, shqiptarët, e arrijmë. Kemi grup të frikshëm dhe të mirë dhe besoj që do të arrijmë të fitojmë me Maqedoninë dhe të dalim në ndeshjen jetike, për të bërë krenar gjithë Shqipërinë dhe Kosovën. Shqiptaria besoj pret kualifikimin e Kosovës.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

A i paska FFK-ja dy Agim Adema? Derisa presidenti po zhvillon takime në Gjermani, kush është Agimi tjetër që po “rrahet” korridoreve të FFK-së?

Dikush po rrenë, po rrenë aq dobët e aq paskrupullt, saqë demantohet tepër lehtë, tepër thjeshtë, por, cila është arsyeja?Gjatë ditë së sotme, në...

Dramë në ‘Minatori’, Trepça fiton pas dy vazhdimeve ndaj Ponte Prizrenit

Trepça ka shënuar fitore ndaj Ponte Prizrenit me shifrat 116:114 (23:31, 28:22, 24:17, 14:19, 9:9, 18:16), në kuadër të javës së 21-të të FIVE...

Prishtina triumfon në Prizren

Sigal Prishtina ka shënuar fitore ndaj Bashkimit në Prizren me rezultat 88:99 (19:24, 21:25,  21:16, 28:34), në kuadër të javës së 21-të në FIVE...

Prishtina fiton në frymën e fundit ndaj Trepçës’89

Leonit Abazi ka shënuar golin e fitores për Prishtinën kundër Trepçës ’89 në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë. Mbrojtësi Abazi shënoi për rezultatin final 2:1...

Recent Comments