No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR DURAKU: BESA E KA VENDIN NË SUPERLIGË

DURAKU: BESA E KA VENDIN NË SUPERLIGË

Tri herë kampioni i Kosovës në periudhën e pasluftës, Besa, është kthyer në Superligë pas dy viteve në Ligën e Parë.

Pejanët ishin në vendin e parë në renditje me 40 pikë, katër më shumë se ndjekësi i parë, Arbëria dhe nëntë më shumë se vendi i tretë, Liria, përcjellë Gazeta Olle.

Kësisoj, me vendim të Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës, Besa është rikthyer në elitë.

Kjo ka gëzuar mjaft shumë futbollistin veteran të kësaj skuadre, Mensur Duraku.

Ky i fundit në një prononcim për gazetën ka rrëfyer edhe për vazhdimin e mundshëm me futbollin.

Vendimet e fundit nga KE? “Sot ishte një atmosferë e mirë në stërvitje pas këtij vendimi. Sa i perkëtë Besës, u luajt apo jo ky kampionat në Superligë e kishim të sigurt inkuadrimin, gjithsesi jam i lumtur që tashmë veçse jemi pjesë e Superligës. Ndërsa mendoj që është bërë pak padrejtësi sidomos ndaj Lirisë sepse në 10 xhiro kishte vetëm 4 pikë larg vendit të dytë dhe ka mundur të bëjë diçka më shumë”.

Superliga me 10 skuadra? “Superliga padyshim që do të jetë shumë e fortë duke mos përjashtuar edhe Ligën e Parë e cila tashmë do të ketë 20 ekipe me shumë skuadra të mëdha dhe me emër në të”.

Pensionimi nga futbolli? “Me vjet ka ardhur koha ndërsa me trup ende jam në formë, gjithsesi po ndihem mjaft mirë ku isha mjaft në formë”.

Vazhdimi me Besën apo? “Nëse Besa mendon që mund të jap kontributin tim ende, gjithësesi do të vazhdojë, ndryshe kam derën hapur për çdo skuadër që synon inkuadrim në Superligë (qesh)”.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Spanja “shterpë” ndaj Suedisë, fati dhe Olsen ndalin “Furinë e Kuqe”

Suedia i ka marrë një barazim 0-0 Spanjës në “La Cartuja”, pas një ndeshje të dominuar nga vendasit, me nordikët, që u mbyllën dhe...

Spanja dhe Suedia ndajnë pikët

Ka përfunduar pa fitues derbi mes Kombëtares së Spanjës dhe Kombëtares së Suedisë, që u zhvillua në stadiumin e Sevillas, “La Cartuja”.

Rezultat interesant pas pjesës së parë të ndeshjes Spanja – Suedia

Spanja e Suedia janë duke u ballafaquar sonte në ndeshjen hapëse të tyre në Kampionatin Evropian.

Zyrtare: Llapi ndërprenë bashkëpunimin me sulmuesin e njohur

Llapi sivjet për herë të parë në histori të klubit do të prezantohet në arenën ndërkombëtare, përkatësisht në garat e Ligës së...

Recent Comments