No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR SHENGYLI; JA SI DUHET TË VEPROHET ME LIGËN E PARË

SHENGYLI; JA SI DUHET TË VEPROHET ME LIGËN E PARË

Superliga e Kosovës ka marrë ‘dritën jeshile’ për të rifilluar garat e mbetura si shkak i pandemisë koronavirus.

Kurse, një gjë e tillë nuk është vendosur edhe për garat tjera në futbollin kosovar.

Në lidhje me këtë temë, për Gazetën “Sheshi” ka folur trajneri i mirënjohur kosovar, Skënder Shengyli.

Sipas tij, mënyra më e drejtë është që Liga e Parë të përfundoj përmes fushës së lojës.

“Mënyra më e drejtë dhe më sportive për t’i dhënë epilog edicionit 2019/20 në Ligën e Parë është përmes fushës së lojës. Nëse rifillon Superliga, atëherë nuk e di pse nuk duhet të fillojë edhe Liga e Parë. Liga e Parë është nën ombrellën e FFK-së sikurse Superliga e Kosovës dhe është një kompeticion shumë i rëndësishëm për shumë klube, sidomos për këtë edicion kur dihet se luajnë shumë klube me renome”, ka thënë Shengyli.

Gjithashtu, trajneri prizrenas ka folur edhe për kushtet dhe beson se nuk do të ketë probleme as tani pasi që Komisioni i Garave këto kushte i kishte pranuar në fillim të edicionit.

“Kushtet janë ato që kanë qenë. Nuk mund të them se janë më të mirat, por nëse Komisioni i Garave i ka pranuar në fillim të edicionit, normalisht se nuk do të kishte problem as tani”, shtoi më tej Shengyli.

Për fund, Shengyli edhe njëherë e ripërsërit që mënyra më e mirë dhe më fer do të ishte fusha e gjelbër.

“Nuk e di nëse klubet e Ligës së Parë do të jenë të përgatitura për vazhdimin e kampionatit, por po e them edhe njëherë mënyra më e mirë dhe më fer do të ishte t’i rikthehemi fushës së lojës dhe t’i vendosim gjërat në fushën e blertë”, përfundoi Skender Shengyli.

Shengyli përveç Lirisë, më parë ka drejtuar edhe skuadrat e Vëllaznimit, Ballkanit dhe Prishtinës.

Liria pozicionohet në vendin e tretë , me 31 pikë të grumbulluara.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Beni Simitçiu: Futsalli kosovar ka të ardhme premtuese

Përzgjedhësi i përfaqësueses së Kosovës dhe trajneri i një prej skuadrave më të mëdha të futsallit në Çeki, Sparta, Beni Simitçiu, është intervistuar...

Trajneri që shpalli Prishtinën kampion tregon momentin më të vështirë në kampionat

Trajneri që shpalli Prishtinën kampione të Kosovës në futboll pas tetë vjetësh, Zekirija Ramadani, e vlerëson këtë titull si njërin ndër më...

Grumbullimi i parë i Kosovës A te femrat

Sot (e hënë) pasdite është bërë grumbullimi i parë i Kosovës A në konkurrencën e femrave. Takimi ishte më shumë informativ dhe...

Partizani madhështor thyen Teutën në Durrës, Mazrekaj hesht Tiranën

Është mbyllur java e 34-të në Superioren e Shqipërisë. Ndeshja kryesore është zhvilluar në “Niko Dovana”, aty ku Partizani...

Recent Comments