No menu items!
Ballina Opinione REFLEKTIME MBI SITUATËN ME COVID-19 #18

REFLEKTIME MBI SITUATËN ME COVID-19 #18

Shkruan: dr. BERNARD TAHIRBEGOLLI

Pas vendimit qe futbollistet te kthehen ne javen e pare te qershorit ne rutinen e para pandemise perveq se perbene lajm permbane me vete edhe shqetesim shendetesor.

Ne njeren ane per shkak te mundesise se perhapjes se Covid-19 dhe ne anen tjeter per shkak te riskut te shtuar te lendimeve sportive.

Ceshtja e menaxhimit te situates epidemiologjike dhe ruajtjes se distances fizike ne sportet ku ka kontakt fizik ne mes te sportisteve eshte e pa mundur.

Andaj do te duhej te mendohet per izolim te sportisteve me ekipin, ne terene sportive, per te ruajtur dhe kufizuar keshtu numrin e personave te kontaktit te afert. Fakt ky qe do te ndihmonte edhe ne shendetin mendor te sportisteve dhe ne anen tjeter do te behej pergatitja maksimale e komponimit te ekipeve.

Vazhdimi I ndeshjeve pa shikues perbene ne vete nje dimension tjeter te stresit dhe ankthit qe afekton performance sportive. Ndaj do te duhej te mendohet per nje mbeshtetje shtese psikologjike ne kete periudhe te para fillimit te garave perseri.

Pershpejtimi I stervitjeve dhe arritja e performances maksimale per nje periudhe te shkurter siq eshte parapare tani do te sjell me vete me shume gjase nje numer me te madh te lendimeve sportive, me shume mungesa ne ekipen startuese dhe sigurisht edhe rezultate me te dobeta. Qe do te afektoj edhe renditjen e klubleve ne fund te sezonit.

Ne literature eshte raportuar qe ka rritje te numrit te rasteve te lendimeve kryesisht te tendines se akilit dhe ligamentit te perparem te kryqezuar (ACL) pas pauzave te gjata siq ishte edhe kjo periudhe e izolimit per shkak te Covid-19.

Andaj udheheqesite e federative me rekomandim te komisoneve per shendetesi qe I kane do te duhej te mendonin qe te u ofrohet me shume kohe klubeve dhe sportisteve per tu rikthyer ne rutinen e para pandemise. Megjithese ka nje mungese te theksuar te mjekeve te sportit ne keto komisione shendetesore te federatava tona sportive.

Po ashtu do te ishte me vlere qe te kete disa perjashtime ne rregullat e pergjitheshme per periudhen e pandemise se Covid-19 me qellim me I parandalu lendimet sportive.

Se pari, te shtohet numri I lejuar I ndrimit te lojtareve brenda nje ndeshjeje mbi numrin e rregullt te lejuar.

Se dyti, te shtohen edhe dy pauza te shkurtera perveq atyre te rregullta.

Se treti, te mos angazhohen deri ne 30 dite pas testit negativ, nese dikush nga lojtaret ka qene I prekur me Covid-19.

Keto jane masa te detyrueshme ne favor te shendetit te sportisteve per kete periudhe te pandemise.

Paqim nje perfundim te mire te sezonit me sa me pak lendime sportive.

Suksese te gjitha klubeve dhe sportisteve.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Bunjaku shpalos detajet e projektit VAR: FIFA na ka përgëzuar për punën e bërë

VAR-i në Kosovë do të bëhet realitet në një të ardhme të afërt. Edhe pse ka të tillë që ende nuk besojnë...

Statovci: Nuk e di çfarë kërkojnë klubet pa stadiume në Superligë!

Ish-futbollisti i njohur kosovar, Faruk Statovci, tani në rolin e analistit ka kritikuar klubet e vogla, e sidomos ato që nuk kanë...

Munishi jep vlerësimin e tij për rastin diskutabil te Prishtina-Llapi

Ismet Munishi ka folur për rastin diskutabil në ndeshjen Prishtina – Llapi. Llapjanët janë ankuar në një penallti të...

Boshnjaku: Rezultatet na mundësojnë të luftojmë për dy trofetë

Me fitoren e Dritës ndaj Feronikelit të dielën (sot) ka përfunduar edhe java e 23-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Recent Comments