No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR PROFA VENDOS T'I HYJË POLITIKËS, I BASHKOHET ALBIN KURTIT?

PROFA VENDOS T’I HYJË POLITIKËS, I BASHKOHET ALBIN KURTIT?

Karrigia e Bylbyl Sokolit nuk do të jetë më në bankinat e stadiumeve të futbollit, por brenda organeve të një subjekti politik.

Trajneri i futbollit ka vendosur të ndërrojë fushën e sportit me atë të politikës.

Insporti, nga burimet e tij ka mësuar se Bylbyl Sokoli brenda ditëve të ardhshme do të aderojë në Lëvizjen Vetëvendosje, partinë aktualisht në pushtet.

Sipas këtij burimi, Sokoli ka zhvilluar disa takime me kryeministrin në detyrë të Kosovës dhe njëkohësisht kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin.

Sokoli i njohur edhe si “Profa”, publikisht i ka të njohura qëndrimet e tij – pothuajse të ngjashme me Lëvizjen Vetëvendosje – për bashkim kombëtar.

Ai ka mbështetur prej kohësh edhe çështjen e bashkimit të federatave sportive ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës, si dhe krijimin e një kombëtareje të vetme shqiptare.

Me aderimin në Lëvizjen Vetëvendosje, Sokoli mund t’i fuqizojë iniciativat e tij për bashkimin kombëtar përmes sportit, pasi që subjekti i Albin Kurtit e ka ende në program idenë e bashkimit kombëtar.

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Mullhaxha, lidhur mundësinë e aderimit të Bylbyl Sokolit në këtë parti, nuk ka kthyer përgjigje.

As tekniku Sokoli nuk ka dashur të komentojë në lidhje me aderimin e tij në Vetëvendosje.

Sokoli tash e një kohë është pa klub, që nga largimi i tij nga KF Prishtina.

Nga posti i trajnerit të klubit kryeqytetas u largua vetëm pas dy jave qëndrimi për shkak të një problem shëndetësor në gjurin e tij.

Nuk kaloi shumë kohë u prezentua si trajner i klubit tjetër kryeqytetas, KF Flamurtari.

Për dallim kohës së tij në Prishtinë, këtu qëndroi vetëm një javë dhe u largua pas disa mosmarrëveshjeve me drejtuesit e klubit.

Gjatë karrierës “Profa”, 61 vjeçar, ka fituar titullin e kampionit me KF Besianën, Kupën dhe Superkupën (2001/02), Kupën e Kosovës me Dritën (2001), KF KEK-un (2003) dhe Kosovën e Prishtinës (2004).

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Shokohet Serbia: Futbollisti i njohur refuzon të luajë për Serbinë zgjedh një kombëtare tjetër

“Çfarë tronditje! Uros Djurdjevic, sulmuesi i Sporting Gijon dhe një ish-anëtar i ekipeve kombëtare të juniorëve të Serbisë, do të luajë për...

FC Prishtina fiton për herë të dytë turneun “Adem Jashari” 

FC Prishtina e ka fituar për herë të dytë trofeun e turneut tradicional në futsall “Adem Jashari”. Në ndeshjen finale të edicionit të 12-të...

FFK me projekt të ri për futbollin e femrave, subvencionohen lojtaret dhe trajnerët

Sot në ambientet e FFK-së është mbajtur një takim me përfaqësuesit e klubeve të femrave të Ligës së Parë dhe Ligës U16....

7 vjet nga miqësorja që theu barrierat – Ademi: Datat si kjo na motivojnë për suksese

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi ka rikujtuar nëpërmjet një shkrimi ditën e miqësores së parë zyrtare kundër Haitit, e cila ishte zhvilluar më 5...

Recent Comments