Po vazhdon testimi i skuadrave të Superligës për koronavirus.
Një tjetër skuadër e ka kryer testin me plot sukses, pasi asnjë prej të testuarve nuk ka rezultuar i infektuar.
Bëhet fjalë për klubin më të madh në Kosovë, FC Prishtina.
“Pas marrjes së mostrave nga IKSHPK, qendra në Prishtinë, prishtinasit kanë dal të gjithë negativ në testin për COVID-19. Futbollistët e skuadrës do të vazhdojnë të qetë përgatitjet për ndeshjen e parë gjysmëfinale me Drenicën më 2 qershor në “Fadil Vokrri” që do të fillon nga ora 18:00″, thuhet në njoftimin zyrtar të lëshuar nga skuadra prishtinase.