No menu items!
Ballina LIGAT E TJERA BUNDESLIGA BAYERN FITON NË DORTMUND, I BUZËQESH TITULLI I 8-TË RRADHAZI

BAYERN FITON NË DORTMUND, I BUZËQESH TITULLI I 8-TË RRADHAZI

Është mbyllur klasikja e Gjermanisë mes Borussia Dortmund dhe Bayern Munchen, me bavarezët që triumfuan me rezultatin minimal 0-1. Mjaftoi një supergol i Joshua Kimmich që djemtë e Flick të largoheshin triumfues nga Dortmundi dhe të nisnin marshimin drejt titullit kampion.

Sfida ishte shumë e luftuar, me Borussian që e nisi më mirë. Djemtë e Favre ishin të motivuar për të fituar, duke parë dhe renditjen në tabelë (Bayern në krye +4). 15 minutat e para, folën për verdhezinjtë, por konkretizim nuk pati.

Bayern u zgjua dhe arriti t’i marrë qarkullimin e topit vendasve dhe në minutat e fundit të pjesës së parë, e shtoi ndjeshëm presionin. Madje, në minutën e 44-ët, arritën të gjenin dhe rrjetën. Pas kombinimeve me Coman dhe Muller, Kimmich nuk mendohet dy herë dhe gjuan me parabolë nga jashtë zone.

Gjuajtja e mesfushorit gjerman, gjeti të papërgatitur gardianin Burki dhe topi u ndalua në rrjetë. Dortmundi provoi në pjesën e dytë për të barazuar, me Hazard që shkoi shumë pranë golit.

Haaland? Një pasdite për t’u harruar: 5 gjuajtje, tre të bllokuar, dy jashtë kuadratit. Bayern merr kështu tre pikë shumë të rëndësishme dhe nis marshimin drejt titullit kampion. Djemtë e Flick ngjiten në kuotën e 64 pikëve, duke lënë Dortmundin me 57 në vendin e dytë.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Avni Nuha rizgjidhet kryetar i Federatës së Çiklizmit të Kosovës

Në Kuvendin e Punës dhe Zgjedhor të mbajtur nga Federata e Çiklizmit e Kosovës, delegatët ia kanë besuar edhe një mandat tjetër...

Chelsea vazhdon me fitore  në Premierligë

Skuadra e Chelsea po vazhdon më fortë të lartë në Premierligën angleze. Londinezët sonte kanë arritur të shënojnë fitoren...

Del Piero: Lënia në stol e Ronaldos, veprim i zgjuar nga Pirlo

Alessandro Del Piero pranon se Juventusi e befasoi me lojën kundër Lazio. Ish-kapiteni bardhezi shton se lënia në stol e Cristiano Ronaldos ishte një...

Zidane: Nuk përfshihem në punët e gjyqtarëve!

Zinedine Zidane mbajti gjuhën, kur fliste për lojën e diskutueshme dhe, si gjithmonë, ndoqi politikën e tij për të mos folur për arbitrat. Polemikat për...

Recent Comments