No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR ËSHTË KOHA TË FLASIM SERIOZISHT PËR ATË QË PO NDODHË ME FUTBOLLIN...

ËSHTË KOHA TË FLASIM SERIOZISHT PËR ATË QË PO NDODHË ME FUTBOLLIN NË KOSOVË

Rikthimi i Superligës së Kosovës në futboll është padyshim lajmi më i mirë që kanë mundur të marrin fansat në këtë periudhë krize shëndetësore, e cila dita ditës duket se po fillon të dobësohet, me jetën që po kthehet drejt normalitetit.

Ishte një periudhë tejet e vështirë dhe e panjohur kur flasim në aspektin sportiv, shkruan Periskopi.

Superliga e Kosovës u anulua në harmoni me kampionatet e tjera evropiane, dhe nuk ishte aspak inferiore në raport me ligat shumë më të popullarizuara, sa i përket vendimmarrjes, aplikimit të protokolleve shëndetësore si dhe ndihmave financiare.

Klubet u ndihmuan me mjete vetanake të Federatës së Futbollit të Kosovës, derisa kjo e fundit siguroi edhe mjetet e duhura shëndetësore për testimin e futbollistëve para rifillimit të kampionatit.

Ato u mbuluan nga pako emërgjente financiare dhe e tejkaluan pa shumë probleme periudhën jashtëzakonisht të vështirë për çdo qenie njerëzore në rruzull – normalisht, me aq lehtësi sa ka mundur të kalohet në këto rrethana.

Krejt çka u mbeti klubeve të brengoseshin ishin aspektet sportive, si përshembull organizimi i stërvitjeve, përgatitja e terreneve dhe përmbushja e kompetencave të tjera që u takojnë.

Por me klubet kosovare asgjë nuk mund të jetë kaq e thjeshtë. Sigurisht se ato u përfshin në polemika të vazhdueshme të panevojshme, duke u munduar të kritikojnë e të ankohen për çdo vendim të mundshëm që vinte nga instancat më të larta.

Natyrisht, duke mos i futur të gjitha në të njëjtin thes, fillimisht u ankuan për krizë financiare.

Kur futbollistët u ndihmuan me nga 300 euro – shumë tejet dinjitoze marrë parasysh se një qytetar i rëndomtë nuk u ndihmua me më shumë se 170 euro – filluan të ngrisin zërin (disa prej tyre) kundër këtij vendimi, sikur të ishte diçka negative dhe nga e cila po dëmtoheshin, e jo që po ndihmoheshin.

Në rregull, edhe kjo u tejkalua disi. Filluan ankesat për testime dhe protokolle shëndetësore, pasi thanë se nuk mund të rikthehen në stërvitje pa qenë kushtet e volitshme.

Edhe këtu reagoi Federata duke arritur marrëveshje me Ministrinë e Shëndetësisë, që të siguroheshin kushtet në mënyrë që të gjithë akterëve t’u bëhej testimi për koronavirus.

Klubet u liruan edhe nga pagesat obligative për gjyqtarët, komunitet i cili definitivisht ka qenë për çdo lavdatë sa i përket sjelljeve jashtë fushës, në përjashtim të një rasti pak kohë më parë, kur një gjyqtar i një lige inferiore dha komente të rënda në lidhje me Kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin, të cilin e krahasoi me diktatorin, Kim Jong Un, të Koresë së Veriut.

Sidoqoftë, ky rast u adresua menjëherë, me Federatën që mori vendim ta pezullojë atë nga detyra për një kohë të caktuar.

E gjatë krejt kësaj kohe, asesi nuk mund t’i harrojmë reagimet e vazhdueshme të disa prej trajnerëve më eminent të vendit, duke e shndrruar veten në protagonistë të padëshiruar me statuse kontraverse, të cilat nuk kishin kurrfarë baze e logjike të arsyes, teksa injorohej tërësisht përgjegjësia e tyre profesionale dhe puna për të cilën paguhen – të drejtojnë skuadra futbolli.

Rrallëherë shohim në futbollin evropian trajnerët duke u marrë me gjëra logjistike e politika të jashtme, që nuk kanë të bëjnë fare me aspektin sportiv të lojës.

Vërehet qartë se po synohen poste brenda institucionit më të lart të futbollit në vend, gjë që është turpëruese dhe absolutisht e papranueshme.

Grupe të llojllojshme të interesit e kanë kapur futbollin kosovar dhe është e qartë se duan ta destabilizojnë në kohën kur kurrë nuk kanë qenë kushtet më të mira për avancim tutje.

Është koha të mbrojmë interesin publik me fanatizëm dhe të dënojmë çdo akt që favorizon grupe interesi, që kanë për qëllim ta rikthejnë futbollin kosovar në kohën e lloçit dhe inferioritetit dhe jo të ecin drejt zhvillimit e prosperitetit./

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Flet i pari i FFK-së: Asnjë lojtar nuk na ka refuzuar; Kosova i ka vetëm dy uniforma shpirtërore!

Muaji mars është muaji në të cilin Kombëtarja e Kosovës në futboll do t’i zhvillojë tri sfida shumë interesante. “Dardanët” do të ndeshen së...

Ponte Prizreni mposht Golden Yllin dhe bëhet lider

Ponte Prizreni e ka fituar kryendeshjen e javës së 22-të në Superligën e Kosovës në basketboll. Skuadra e drejtuar nga Arbnor Rifati ka fituar në...

Pasi solli në jetë binjaket, rikthehet në top formë prezantuesja e sportit Maki Bajrami

Ajo është një nga gazetaret dhe prezantueset më të njohura të sportit. Maki Bajrami mungoi për një kohë në...

Kapiteni besnik i Trepçës ‘89, “Muli” synon daljen në Evropë

Trepça ‘89 është ndër skuadrat me rezultatet më të mira në stinorin pranveror në Superligën e Kosovës në futboll. Fitorja 2:1 të premten kundër...

Recent Comments