Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi dëshmohet edhe një herë se ka qenë një nga bashkëpuntorët më të ngushtë të ish-presidentit të FFK-së, Fadil Vokrri.
Në disa pamje të publikuara në rrjetet sociale, Ademi shihet në shoqëri të Vokrrit në një turne të futbollit në Francë, përcjellë Gazeta Olle.
“Legjenda Fadil Vokrri dhe Presidenti Agim Ademi në shoqëri të organizatorëve francez në Narbonne të Francës”, shkruan kjo faqen në rrjetet sociale.

Kurse në foton e dytë, gjithashtu shihen dyshja, Vokrri – Ademi, në një darë zyrtare ku Kryetari i tashëm i FFK-së, Agim Ademi ishte shpallur edhe qytetar nderi i një qyteti bregdetar në Francë.
“Foto e darkës zyrtare pas përfundimit të turneut ku Presidenti Agim Ademi shpallet qytetar nderi në Narbonne (qytet bregdetar në Francë). Agim Ademi dhe Fadil Vokrri të pa ndashëm nga njeri tjetrin”, shkruan tutje kjo faqe.