No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR FFK NDIHMON KLUBET EDHE ME NGA 15 MIJË EURO

FFK NDIHMON KLUBET EDHE ME NGA 15 MIJË EURO

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka vazhduar me përkrahjen financiare të klubeve të elitës së futbollit kosovar në kohen kur po ballafaqohen me krizë të madhe financiare si pasoj e koronavirusit.

Kjo ndihmë i është ofruar klubeve të Superligës pak ditë para festës së Fitër Bajramit.

Gazeta inFokus nga burime të sigurta merr vesh se FFK-ja ia ka ndarë për secilin klub nga 15 mijë euro.

Pavarësisht se FFK nuk ka përfituar nga rasti për ta bërë publike këtë lajm, Gazeta inFokuska siguruar informatat e sigurta se të gjitha klubet e Superligës tashmë i kanë arkëtuar këto mjete.

Kjo nuk është ndihma e vetëm e FFK-së për klubet e futbollit pas krizës se krijuar nga pandemia “Covid 19”.

Për tre mujorin e parë të këtij viti, FFK-ja i ka përkrahur  klubet e Superligës me nga 72 mijë euro.

Përveç klubeve të elitës, FFK po ashtu ka ndihmuar nga pakoja e ndihmës emergjente të gjitha klubet e futbollit në Kosovë, madje duke mos i lenë anash edhe gjyqtarët, kontrollorët dhe delegatët e ndeshjeve.

Do theksuar se përveç kësaj ndihme FFK ka pajisur klubet me të gjitha pajisjet dhe preparatet dezinfektuese, duke përfshirë këtu edhe tunelat dezinfektues që do të jenë në çdo stadium para ndeshjeve.

Pamja e tunelit dezinfektues para çdo ndeshje që ka parparë FFK

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Po shkëlqen me West Ham, Lindgard kërkohet nga Leicester!

Jesee Lingard ishte një nga lojtarët më të kritikuar te Manchester United nga tifozët por huazimi i tij te West Ham tregoi...

Faqja e UEFA-s ia uron ditëlindjen Arbër Zenelit me një video nga het-triku ndaj Azerbejxhanit

Faqja zyrtare e UEFA-s në Twitter ia ka uruar ditëlindjen sulmuesit Arbër Zeneli me anë të një video nga het-triku i tij i paharrueshëm...

Joshua provokon Fury: E pres në duel, ai e di që unë jam “shefi”

Boksieri britanik Anthony Joshua, kampion bote në peshën e rëndë (kategoritë IBF, WBA e WBO) u shpreh se është i gatshëm të duelojë kudo...

Ja kush janë 10 futbollistët më të shtrenjtë në botë

“KPMG Football Benchmark” ka përpiluar listën e 10 futbollistëve më të shtrenjtë në botë, duke përjashtuar sulmuesin norvegjez të Borussia Dortmund, Haaland, çmimi i...

Recent Comments