No menu items!
Ballina SUPERLIGA TOVËRLANI: KAM PRITUR QË NDONJË SKUADËR EDHE ME VETËDËSHIRË TË INFEKTOHET!!!

TOVËRLANI: KAM PRITUR QË NDONJË SKUADËR EDHE ME VETËDËSHIRË TË INFEKTOHET!!!

Rasti i futbollistit të Dritës, Izair Eminit, i cili rezultoi pozitiv në testin për ‘Covid-19’ nuk është marrë me shqetësim nga disa oponentë të futbollit kosovar. Madje, sipas trajnerit të KF Feronikelit, Afrim Tovërlani, ai kishte pritur që disa skuadra të infektohen me vetëdëshirë për të mos e vazhduar kampionatin.

I ftuar në “Klan Kosova”, tekniku kryeqytetas ka theksuar edhe njëherë që pandemia ‘Covid-19’ është një grip i zakonshëm.

Madje, ai nuk do të çuditej nëse do të ketë të tjerë futbollistë të infektuar me ‘koronavirus’ pas kryerjes së testeve.

“Edhe para se të rezultoj ky futbollist pozitiv, unë kam pritur që ndonjë skuadër me vetëdëshirë do të infektohet dhe do të tentojë që ta anulojë fillimin e kampionatit për interesa individuale dhe grupore. Po e them edhe njëherë ky është vetëm një grip dhe nuk është e çuditshme që ndonjëri nga ne të rezultojmë këto ditë pozitiv”, deklaroi ndër të tjerash Tovërlani.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Tovërlani nuk dëshiron t’i komentojë rezultatet e “Niklit”: Zyrtarët e klubit e dinë më mirë se çka po ndodh

Feronikeli sot ka pësuar një humbje të rëndë duke u mposhtur në fushën e vetë nga rivali lokal Drenica me rezultat 1:3.

Duro ankohet sërish në referim

Drenica ka triumfuar në derbin drenicak ndaj Feronikelit me rezultat 1:3. Kreshnik Uka realizoi dy gola për mysafirët, kurse Frashëri shënoi një tjetër për...

Drenica gjunjëzon “Niklin”, Arbëria bindëse ndaj Besës

Skuadra e Drenicës ka shënuar fitore shumë të rëndësishme në garën për mbijetesë në elitë, duke e mundur Feronikelin në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në...

Po shkëlqen me West Ham, Lindgard kërkohet nga Leicester!

Jesee Lingard ishte një nga lojtarët më të kritikuar te Manchester United nga tifozët por huazimi i tij te West Ham tregoi...

Recent Comments