No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR SALIHU: INSPEKTORATI I PUNËS KA KËRKUAR VETËM TË RISHQYRTOHET PROCEDURA E LARGIMIT...

SALIHU: INSPEKTORATI I PUNËS KA KËRKUAR VETËM TË RISHQYRTOHET PROCEDURA E LARGIMIT NGA PUNA TË ARIANIT AHMETIT

Sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu nëpërmjet një komunikate e ka sqaruar rastin e Arianit Ahmetit, për të cilin dje Inspektorati i Punës vendosi se kishte gjetur shkelje në procedurën e ndërprerjes së marrëdhënies së punës. Salihu ka thënë se Inspektorati i Punës në asnjë rast nuk ka evidentuar që nuk ka bazë për ndërprerjen e marrëdhënies së punës për Ahmetin.


Më poshtë sqarimi i plotë i Salihut:

Ndaj z. Arianit Ahmeti organet e brendshme të FFK-së kanë marrë Vendim për ndërprerjen e marrëdhënies së punës për shkak të shkeljeve të rënda të detyrave të punës.

Së fundi, ne, kemi pranuar një vendim nga Inspektorati i Punës, ku kërkon nga FFK që të rishqyrtojë edhe njëherë procedurën e ndërprerjes së marrëdhënies së punës së z. Ahmeti. Pra, ka kërkuar vetëm të rishqyrtohet procedura, në asnjë rast Inspektorati nuk ka evidentuar që nuk ka bazë për ndërprerjen e marrëdhënies së punës.

Organet e brendshme të FFK-së, konform dispozitave të Ligjit të Punës, akteve të brendshme dhe vendimit të Inspektoratit të Punës, do të ndërmarrin veprimet ligjore në afatin e paraparë dhe do të informojnë Inspektoratin dhe palët në këtë procedurë.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Tovërlani nuk dëshiron t’i komentojë rezultatet e “Niklit”: Zyrtarët e klubit e dinë më mirë se çka po ndodh

Feronikeli sot ka pësuar një humbje të rëndë duke u mposhtur në fushën e vetë nga rivali lokal Drenica me rezultat 1:3.

Duro ankohet sërish në referim

Drenica ka triumfuar në derbin drenicak ndaj Feronikelit me rezultat 1:3. Kreshnik Uka realizoi dy gola për mysafirët, kurse Frashëri shënoi një tjetër për...

Drenica gjunjëzon “Niklin”, Arbëria bindëse ndaj Besës

Skuadra e Drenicës ka shënuar fitore shumë të rëndësishme në garën për mbijetesë në elitë, duke e mundur Feronikelin në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në...

Po shkëlqen me West Ham, Lindgard kërkohet nga Leicester!

Jesee Lingard ishte një nga lojtarët më të kritikuar te Manchester United nga tifozët por huazimi i tij te West Ham tregoi...

Recent Comments